I hapet rruga votës së diasporës/ Parlamenti voton ndryshimet zgjedhore PS-PD

I hapet rruga votës së diasporës/ Parlamenti voton ndryshimet zgjedhore PS-PD

22:01, 26/07/2024
A+ Aa A-

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar me 106 vota 'pro' dhe 2 'kundër', ndryshimet zgjedhore, duke i hapur kështu rrugën votës së diasporës.

Ndryshimet zgjedhore morën votat e nevojshme pasi Partia Socialite dhe Partia Demokratike arritën marrëveshjen për votën e diasporës dhe formulën e listës së kandidatëve për deputetë, ku 1/3 e tyre janë automatikisht fitues, ndërsa pjesa tjetër do të dalë nga vota parapëlqyese.

Përveç formulës së re për mënyrën sesi do të konfigurohet parlamenti i 2025-ës, ndryshimet në kodin zgjedhor përfshijnë edhe votën e diasporës, për të cilën politika ishte e gjitha dakord.

PS-PD arritën të formulojnë një draft të përbashkët edhe për formulën që përcakton hyrjen e deputetëve në parlament.

Formula parashikon një hapje të pjesshme të listës së kandidatëve për deputetët.

Sa i takon votës së diasporës, do të votojnë të gjithë ata shqiptarë që janë jashtë vendit dhe që do duan të ushtojnë të drejtën e votes, që po u mundësohet për herë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco