Skandali i radhës i Bashës, premtoi amendament për lista të hapura, por mashtroi

Skandali i radhës i Bashës, premtoi amendament për lista të hapura, por mashtroi

21:28, 26/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti Lulzim Basha sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ndryshimet zgjedhore të arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke thënë se i është dhënë fitorja në tavolinë Edi Ramës.

Ai tha se ka propozuar një amendim për hapje 100 përqind të listave, por pa e treguar dokumentin.

Por mashtrimi i Bashës nuk ka zgjatur shumë pasi SYRI ka siguruar dokumentin e propozuar dhe depozituar prej tij në Kuvend.

Aty rezulton se ai nuk ka kërkuar aspak lista të hapura ashtu siç i premton lart e poshtë njerëzve të tij. 

Në dokument, Basha ka paraqitur amendament vetëm për pikën 1 të projektligjit të dakordësuar dhe nuk e prek pikën 2 që flet për mbylljen e 1/3 të listave, pra nuk paraqet amendament për këtë gjë dhe dakordësohet me ndryshimet zgjedhore të arritura mes PD dhe PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco