PD, luftoni, luftoni, luftoni. Jo llogari me humbjen e formulës 2025

PD, luftoni, luftoni, luftoni. Jo llogari me humbjen e formulës 2025

21:06, 26/07/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Mbyllja me 1/3 e hapja me 2/3 të listave në zgjedhjet e 2025, ka sjellë një temperaturë të shtuar duke deformuar përmbajtjen për shkak të formës. Nëse në parlamentaret 2021 vetëm 3 deputetë dolën nga vota preferenciale vitin e ardhshëm një mundësi e tillë nxjerr mbi 40 mandate. Pa qenë maksimum opozitar hapja e plotë e listave dhe koalicionet zgjedhore, zhvillimet bashkë me votën e emigrantëve janë ndryshim jo i vogël. 
Në Kuvend ka një problem serioz. Kjo për të gjitha partitë.  Ka 140 deputetë, marrës rrogash, apo edhe ndikues mandatesh. Por aksionetë fibre politike ka pak. 
Debati i shtuar është në opozitë. Demokratët ndihen jo fort optimistë  pasi pritshmëritë shkonin te mungesat e vendimmarrjes dhe ideja e mënjanimit të mundshëm të primareve ne sondazhe të brendshme.

Kundërshtitë e brendshme vijnë se kush do jetë në hisen me siguri maksimale apo të diskutueshme.
Meraku përqëndrohej me referencë votat e zgjedhjeve të shkuara.
Përgjigjes se për sa vende në Kuvend luftojnë listuesit e 2/3 ave dhe nga 1 në 3 mandate përpjekje, u ngjan si demotivim dëshpërues personal për mjaft deputetë.
Ata duhet të mos jenë kurrë fatalistë sepse gjenden aty për ta mundur kundërshtarin. 
Gjenden për të bindur shumë herë më tepër qytetarë, se nuk ka rëndësi renditja por oferta fituese. Për të thënë se të gjithë luftojnë për çdo vend e çdo mandat për ta dërrmuar mazhorancën e inkriminuar. 

Sipër te 1/3 apo poshtë te 2/3 deputetët opozitarë duhet të thonë se ata 3/3 bashkë do fitojnë zgjedhjet. Me çdo kusht. Do bindin shqiptarët brenda e jashtë vendit se janë të ve dosur të sjellin ndryshim me çdo çmim demokratik. Nuk ka rëndësi emri i deputetit por cilësia e frymës. Nëse ata bashkërisht e pakësojnë frymën, atëherë të mos e kërkojnë fajin te matematika. 
Të mblidhen në forume e të ndajnë mendjen. Kush bind më tepër e kush zhgënjen më shumë!! Hiqeni qafe frikën se nuk mundeni.
Të gjithë e dinë!
Reaksioni kimik elektoral dihet për këdo ekzistues dhe pretendues

Mos u fshihni!
Guxoni e sakrifikoni ca mandate, për të qenë fitues të mëdhenj nesër. 
Ajo çka duket depresion egoist sot do të jetë maturi e treguar nesër . E dini të keqen përballë. Bëjani sekondat ferr deri në fund.
Kujtoni liderin tuaj Berisha në miting. Një minut pasi u qëllua dhunshëm nga dora kriminale e pushtetit, u ngrit i gjakosur dhe u priu demokratëve 
Kujtoni episodin prag tragjik të presidentit amerikan Donald Trump, kur u ngrit mahnitshëm pas plagosjes, kur një sekond dhe Zoti e shpëtuan, dhe ai u thërriste republikanëve
Luftoni, luftoni, luftoni..
Një frymë më parë kishte mënjanuar vdekjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco