Berisha: Çadrat bosh, Rama shpenzon 130 mln euro për një aeroport që do marrë paratë e shqiptarëve

Berisha: Çadrat bosh, Rama shpenzon 130 mln euro për një aeroport që do marrë paratë e shqiptarëve

20:51, 26/07/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar dështimin e turizmit shqiptarë gjatë kërij sezoni.

Sipas Berishës, ‘çadrat dhe shezllonet janë bosh, por Rama shpenzon 130 milionë euro për një aeroport që do marrë paratë e shqiptarëve’.

Berisha: Le t’i kthehemi pak aeroportit më të madh të Ballkanit të Belindës dhe Edi Ramës, aeroportit të Vlorës.

Krimi më i shëmtuar.

Miqtë e mi, shkoni bregut dhe shihni çadrat bosh, shezllonget bosh nga 15 qershori gjer sot.

Çdo shqiptar duhet ta dijë se kontrata e Edi Ramës detyron shtetin t’i paguajë koncesionarit çdo biletë që është nën 600 mijë pasagjerë në vit.

A e kuptoni ju apo jo, në kulmin e sezonit, shtretërit janë bosh, shezlonget janë bosh dhe Edi Rama firmos kontrata të tilla për të gjobitur në mënyrë të tmerrshme shqiptarët.

Nuk ka njeri në botë që krijon një gjobë të tillë për qytetarët e tij.

Miq, këta injorantë të paskrupullt që i ka verbuar dhe i ka çmendur vjedhja, i bien gjoksit se aeroporti i Vlorës do jetë më i madhi në Ballkan.

Ku i ke Belinda turistët ti? Ku janë, hajdute e pacipë me Edi Ramën?

Paratë e kujt janë këto? Paratë tuaja o hajdutë që veproni në këtë mënyrë me shqiptarët.

Po çdo njeri, në çdo vend të botës do ndërtonte një aeroport në zonë turistike, fillimisht do ndërtonte një të tretën e kapacitetit të tij dhe kur të plotësohej me pasagjerë ajo e tretë, do të shtonte edhe një të tretë. Dhe kur të plotësohej ajo një e tretë, do shtonte një të tretë tjetër.

Po jo të investojë 130 milionë euro me pretendimin se vitin e parë do marrë 600 mijë turistë në një kohë kur Vlora nuk merr në tre vite 600 mijë turistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco