Berisha: Me 180 mln eurot e tunelit të Llogarasë ishte zgjidhur problemi i ujit të pijshëm, i ujërave të zeza dhe mbetjeve nga Vlora në Sarandë

Berisha: Me 180 mln eurot e tunelit të Llogarasë ishte zgjidhur problemi i ujit të pijshëm, i ujërave të zeza dhe mbetjeve nga Vlora në Sarandë

20:46, 26/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te korrupsioni me tunelin e Llogarasë, duke denoncuar qeverinë se me 180 milionë euro do kishte zgjidhur shumë probleme që shqetësojnë qytetarët nga Vlora në Sarandë.

‘Me 180 mln eurot e tunelit të Llogarasë ishte zgjidhur problemi i ujit të pijshëm, i ujërave të zeza dhe mbetjeve nga Vlora në Sarandë’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, me 180 milionë eurot e tunelit të Llogarasë furnizohej Vlora me 24 orë ujë, Himara, Saranda, Ksamili, Delvina, të gjitha me 24 orë ujë.

Trajtoheshin të gjitha ujërat e zeza të tyre, mbetjet e tyre.

Por investimi për Edi Ramën ndjek aty ku ai vjedh më shumë.

Ndaj dhe ka ndërtuar tunelin unik në botë që nuk ka zyrtar në planet që mund të bëjë një shpërdorim të tillë.

Të dashur miq, jemi prapë te turizmi, si një pasuri përrallore mallkim për qytetarët.

Po miqtë e mi, sepse qytetari shqiptar ka përfituar nga taksa e fjetjes gjithsej 4 dollarë për frymë.

Por ka shpenzuar për turizmin në infrastrukturën e bajlozëve të zi strategjikë të Edi Ramës 430 milionë euro në vit.

Ka shpenzuar 215 dollarë për frymë nga vetëm 4 që ka përfituar.

Ndaj çdo ditë dhe më shumë zhyten në varfëri shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco