VIDEO/ Muçollari: Protestë para SPAK, derisa të vendosë që është në krahun e qytetarëve dhe jo hajdutëve

20:41, 26/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në fjalën e tij, në tubimin maratonë në 'Rrugën e Shpresës', është shprehur se rezistenca e qytetarëve vlen për ti kthyer popullit vlerat që kjo qeveri i ka hequr. 

Muçollari theksoi se protesta e qytetarëve duhet të zhvendoset para dyerve të SPAK, derisa SPAK te vendosë që është në krahun e qytetarëve dhe jo te hajdutëve.

'Sot jemi në ditën e 207 të rezistencës, që si fillim po bën doktor Berisha dhe të rezistencës tuaj dhe të qindra e mijëra të tjerë që kemi protestuar në këtë periudhë , në këtë periudhë jo të shkurtër, gati cdo ditë, për kaq kohë , për të vendosur vlerat e kësaj shoqërie që për fat të keq suket sikur i ka humbur. Ose më sakte kjo qeveri ka bërë të duket sikur kjo shoqëri ska më vlera.

Na duhet të rezistojme që të mësojmë te gjithë fëmijët se si duhet të përballemi nëse dikush do të na marrë lirinë, të drejtën për të zgjedhur të lirë, nëse dikush do të na marrë demokracinë. Dhe cfarë po  kërkojmë ne? Po kërkojmë qeveri teknike, në funksion të zgjedhjve te lira e të ndershme sepse ato janë mburoja prej titani që shoqëria ka ndaj korrupsionit.

Pa zgjdhje të lira e të ndershmë nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit.

Me zgjedhje të lira e të ndershme do të kemi mundësi që ate SPAK-un e padrejtësisë ta kthejmë ne SPAK-un e drejtësisë. Ate  SPAK-un që persekuton, burgos politikisht opoziten ta kthejm në SPAK-un që i tregon derën e qelisë këtyre që kanë bërë qindra mijëra mëkate e vazhdojne duke qeverisur duke vjedhur cdo dite popullin më të varfër në europe.

Neve na takon të protestojmë, e të rezistojmë por mbase ka ardhur koha që protesta e bashkisë e ka kaluar ciklin , pasi janë mbi tre muaj që ne i treguam shqiptarëve që këtu është vjedhur, kërkuam dorëheqjendhe vënien para ligjit të Erjon Velisë, kështu që protesta jonë duhet të zhvendoset para dyerve të SPAK, derisa  SPAK-u te vendosë që është në krahun e qytetarëve dhe jo te hajdutëve.'- u shpreh më tej Muçollari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco