Berisha: Krimi makabër mjedisor në Vlorë është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës

Berisha: Krimi makabër mjedisor në Vlorë është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës

20:29, 26/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se krimi mjedisor që po ndodh në Vlorë me djegien e plehrave është vepër tërësore e korrupsionit të tij.

‘Ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës. Do të doja të akuzoja me këtë rast bashkinë e Vlorës, por mund të them se ajo ndoshta ka kryer krimin e shëmtuar dhe i ka vënë flakë mbi gjysmë milion tonelata plehra të grumbulluara’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të ëdo shqiptari.

Ju falënderoj nga zemra ju, oratorët e kësaj platforme që përcjellin të vërtetat me fjalën e tyre në të katër anët e vendit.

Miqtë e mi, në qoftë se sot keni ndjekur televizionet, keni parë Vlorën të shndërruar prej dy ditësh në një qytet të botës së katërt.

Vlora në kulmin e sezonit turistik ka dy ditë e mbuluar nga bloza, helmet, tymi i djegies në natyrë të qindra mijëra ton plehrash.

Djegie që shpërndan helm, toksina nga më të rrezikshmet për shëndetin e njerëzve në të gjithë zonën turistike të Vlorës, nga Zvërneci në Orikum.

Ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës.

Do të doja të akuzoja me këtë rast bashkinë e Vlorës, por mund të them se ajo ndoshta ka kryer krimin e shëmtuar dhe i ka vënë flakë mbi gjysmë milion tonelata plehra të grumbulluara.

Por, Vlora përjeton këtë dramë mjedisore sepse landfilli i ri i Vlorës, i financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston.

Njëlloj si djegësi i Tiranës është sipërmarrje e Edi Ramës, me emër të Klodian Zotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco