Sotiraq Filo u rrit çmimin e ujit korçarëve: Dalim me humbje, duhen mbuluar kostot!

Sotiraq Filo u rrit çmimin e ujit korçarëve: Dalim me humbje, duhen mbuluar kostot!

19:06, 26/07/2024
A+ Aa A-

Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar në mbledhjen e djeshme vetëm me votat e socialistëve rritjen e tarifave të ujit të pijshëm për familjet korçare si në qytet, por edhe në fshatrat e Bashkisë së Korçës.

Më konkretisht bëhet fjalë për rritjen e çmimit të tarifës fikse duke e unifikuar atë nël 200 lekë si për qytetin edhe për fshatin. Kjo tarfië për familjet e qytetit bëhet nga 140 lekë në 200 lekë në muaj, ndërsa për abonentët nga fshati rritet dyfish duke u bërë nga 100 lekë në 200 lekë në muaj.

Po ashtu ka patur rritje të çmimit të ujit edhe për tarifën për metër kub për disa fshatra, ku është rritur nga 28 lekë në 50 lekë apo nga 38 lekë në 50 lekë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të forta, ku këshilltarët e opozitës thanë se shumë fshatra të Korçës nuk furnizohen me ujë, ndaj nuk mund të paguajnë kosto shtesë. Po kështu hodhën akuza edhe për punësimet fiktive në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimet.

Edhe disa prej këshilltarëve socialistë kërkuan “llogari” se cilat ishin arsyet pse po rritet çmimi i ujit, por ata në fund u vunë në rresht për të miratuar rritjen e çmimit. Këshilli Bashkiak e miratoi këtë vendim me votat e socialistëve, ku nga 27 këshilltarë të pranishëm, 20 votuan pro dhe 7 kundër.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo e konsideroi si të domosdoshme rritjen e çmimit të ujit, pasi sipas tij, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve del me bilanc negativ dhe sipas tij duhen mbuluar disa kosto.

“Pra në total nga 2016 deri në gjashtëmujorin e parë të 2024 janë arkëtuar 209 milionë lekë në fshatra SHA Ujësjellës Kanalizime dhe janë kthyer mbrapa në trajtë shpenzimesh dhe janë investime 966 milionë lekë me një defiçit – 736 milionë lekë. Është kollaj të bësh diskutime në ajër për tarifat por nga ana tjetër kompania duhet të ofrojë shërbime më të mira se ato që ka realizuar deri tani, duhet të kryejë edhe investime. Edhe kjo tarifë që propozohet nuk është se do të mbulojë kostot por minimalisht të zbutë bilancin negativ të kompanisë. Kollaj është të thuash mos paguhet fare por puna është si do furnizohen me ujë të pijshëm banorët. Dhe në këto vite për fshatrat e Bashkisë së Korçës është investuar në mënyrë të pjesshme ose të plotë në Drenove, Mborje, etj. Kuptohet ka shumë probleme, ka nevojë për investime, për përmirësim të menaxhimit, por kjo është rruga.”, tha Filo./ bold.al/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco