VIDEO/ Vasili: Gjithçka për turizmin, propagandë! Shqipëria e ka qeverinë në krah të kriminelëve

18:54, 26/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PL Petrit Vasili, i ftuar në 'Syri Digjital' në Syri Tv, ka folur për turizmin në vend në një kohë kur qeveria Rama thotë se kemi 10 milionë turistë ndërkohë që plazhet në vend dukshëm janë bosh. 

Vasili u shpreh se gjithcka që thuhet për turizmin nga Edi Rama është propagandë, dhe se në Shqipëri nuk mund të ketë turizëm cilësor  sepse asgje nga ato që janë elementet thelbësor, jetik për turizmin, sic janë plehrat, uji i pijshëm, dhe  transporti urban nuk kanë ndryshuar por janë përkeqësuar.

'Gjithcka që thuhet për turizmin nga Edi Rama është propagandë, jo më kot kam thenë që turistët e Edi Ramës udhtëtojnë me gomar, flenë nëpër pëmë dhe ndriçohen me kandil, sepse shifrat flasin qartë dhe nëse pazhet janë bosh, atëherë turistët e  Edi Ramës lahen natën në det dhe nuk i sheh njeri.

Pse nuk mund të ketë turizëm cilësor? Nuk mund të ketë sepse asgje nga ato që janë elementet thelbësor, jetik për turizmin, sic janë plehrat, uji i pijshëm, dhe elementë të tjerë sic janë transporti urban nuk kanë ndryshuar por janë përkeqësuar.

Kur u hap sezoni në verë Edi Rama tha: kemi marë të gjitha masat. Cfarë masash ka marë?

Kemi fillim mbarim mashtrim, demologji, si për cdo fushë tjetër të jëtës ashu sikurse edhe pak momente me parë pata një debat me ,ministrin e brëndshëm ne sallë të parlamentit i cili po i shiste publikut sukseset dhe dashurinë e madhe të cilën populli ka për policinë e shtetit, një polici të cilën e rrëh e dhunon dhe e grabit dhe e lejon ti fusi dorë nga të 4 anët, ishte një polici shumë e dashur nga qytetarët.

Kur vjen puna për protestues, policia gjen edhe qimen e flokut të protestuesit, ndërsa për kriminelët dhe krimet, është shprehja: Kështu ndodh nëq të gjithë botën. Prandaj shqiptarët nuk duhet ti zër vendi dhe duhet të jenë në merak sepse e kanë qeverinë në krah të krimimelevë dhe jo përballë tyre.'- u shpreh më tej z.Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco