VIDEO/ Lela: Ndryshimet zgjedhore sipas Kushtetueses! Opozita, vigjilente ndaj votës së lirë dhe diasporës

18:07, 26/07/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela thotë se ndryshimet e arritura mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore, janë rrjedhojë e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur në edicionin e pasdites në Syri Tv, me moderator, Edvin Parruca, Lela tha se opozita dhe në veçanti PD, duhet të jetë vigjilente ndaj votës së diasporës, pasi mazhoranca socialiste dhe gjatë takimeve të mbajtuara për Reformën  Zgjedhore, ka patur tentativa manipulimi.

‘Ka qenë ngulmimi i opoizitës për ta çuar votën e diasporës ashtiu siç është, oferta e PS ishte më hileqaare. PD ka përballë një kundërshtar me pamje e figurë të dokumentuar dhe nga të huajt, për gjurmën e e madhe të manipulimit dhe babëzisë për ta marrë fshehtas atë që s’e merr me garë. Është një sfidë që nuk mbvyllet me Kodin Zgjedhor, edhe sikur këto kërkesa të ishn pranuar. Ka një lloj kritike dhe alarmi, një gjë që s’duhej bërë. Në politike ose duhet të bësh marrëveshje ose luftë totale, apo asgjësimi total. Asgjësimin e provoi një herë dhe ishte gabim, e provuam me mospjesëmarrje në zgjedhje dhe heqja e mandateve në parlament. Pse i kërkohet opozitës që ta bëjë dhe njëherë këtë vetasgjësim. Edhe qeverisja i kërkohet opozitës. Është respektuar parimi i Kushtetueses që të jenë të hapura në 2/3 dhe 1/3 janë të mbyllura. Kjo është një kurth tjetër diskutimi për listat, ndaj opozitës për ta bërë gjithçka opozita. Është qëndrim hileqar ndaj PD dhe opozitës. Është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Është marrë modeli gjerman, ekspertët e PD u duhet bërë falenderim për rezistencën dhe gatishmërinë për t’i dhënë opozitës e vendit një Kod Zgjedhor që s’është më i miri, por është një qasje në rrugën e duhur’.

Sa i përket votës së diasporës, këmbëngulje kjo e opozitës që të votojnë edhe emigrantët që jetojnë vitet e fundit jashtë vendit, për Alfred Lelën, është arritje dhe pritshmëritë janë të larta nga opozita.

‘Besoj se do ketë njohuri dhe gatishmëri të diasporës për të votuar, ku duhet punuar. E para ka qenë resiztenca e grupit të PD që të votojnë të gjithë shqiptarët, mazhoranca ka patur tendencën t’i mbajë jashtë ata që jetonin së fundmi në emigrim dhe me anë të postës, kjo ka qenë një hile e tyre. Po të ketë burokraci të lehtësuar dhe kontroll mbipartizan, postë e certefikuar, do jemi në rrugë të mbarë për ta marrë votën, për ta lexuar e certefikuar. Një mijë hile mund të shpiken deri në kohën e votimit, PD është e vëmendshme vazhdimisht, duhet ta bëjë dhe ka për ta bërë për ta mbajtur fort trysininë, rojën dhe gardën e sigurisë për manipulimet që do të vijnë nga ana e qeverisë’.

Për drejtorin e Komunikimit, Alfred Lela, PD i ka të qartë katër shtyllat kryesore ku duhet të fokusohet për një opozitë më të fortë dhe më të bashkuar, për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.

‘Së pari është lirimi i liderit të opozitës, PD e ka nxjerrë njërën këmbë nga humnera me rimarrjen e vulës së partisë, por e ka këmbën tjetër në humnere, arrestimi i Berishës pa prova e fakte. Së dyti, ristrukturimi jo vetëm partiak e elektoral. Së treti është komunikimi me fashat, aleanca është për të dy palët. Së katërti, të vazhduarit e mpikjes e të arriturit të unitetit total, që konsiderohen fraksione apo parti opozitare. Bashkim opozitar në majë dhe për t’u shpërndarë më poshtë.  Kartolina që Berisha do t’i paraqesë elektoratit është shumë e rëndësishme, të mos vijë nga thellësitë e 2013, duhet kohezion i brezave dhe kontributeve, të rinjve dhe veteranëve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco