Pazarxhiu që mendon se çdo marrëveshje në politikë bëhet me para ose kate pallatesh

Pazarxhiu që mendon se çdo marrëveshje në politikë bëhet me para ose kate pallatesh

17:31, 26/07/2024
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Lulzim Basha u shpreh sot në Kuvend se pakti mes PS dhe PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një pazar. Edhe pse Damian Gjiknuri i tha në sy të të gjithëve se gjatë kohës që mbante peng simbolet e PD-së dhe ishte në tryezën e Reformës Zgjedhore me të drejta të plota, Luli kishte fjetur gjumë, nuk kishte propozuar asgjë në tryezë, përkundër mashtrimeve që bën me deklarata.

Janë të famshme mashtrime e tij se kishin ndërmjetësuar anglo-amerikanët dhe europianët që ky me Ramën të bënin Reformën Zgjedhore. Mashtrim i cili detyroi të gjitha amabasadat e vendeve perëndimore të reagojnë publikisht duke përgënjeshtruar mashtruesin.

Luli Basha mendon se çdo marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës bëhet me para, këtu i flet përvoja vetjake jo mendja e logjika.

Interesante është se Luli ka akuzuar Sali Berishën që në zgjedhjet lokale të 2023 i dha Ramës 90% të bashkive.

Të jesh mashtrues është një gjë, të jesh mashtrues ordiner është një gjë tjetër.

Në 2023 Sali Berishës ia mori Edi Rama simbolet e partisë dhe ia la pengut të tij Basha. Jo vetëm kaq, por nuk e lanë as të shkruhej emeri i tij si kryetar i koalicionit në fletën e votimit.

Jo vetëm kaq, nuk i lanë të kishte as numërues e asgjë.

Jo vetëm kaq, por numëruesit e Lulit bashkëpunuan me ata të Ramës në kurriz të votave që ishin hedhur për kandidatët e Sali Berishës.

Dhe me gjithë këto, Sali Berisha mori mbi 500-mijë vota të shqiptarëve dhe Lul Basha e nxori PD (Vulën) forcë të katërt politike në vend.

Lul Basha flet për dorëzim pushteti Ramës, kur ndërkohë ai është shkaku kryesor i superpushtetit që Rama ka sot.

Është Lulzim Basha përgjegjësi kryesor që i dha mundësinë Edi Ramës për më shumë se një gjysmë mandati të mbushë Parlamentin me deputetë kërpëratash dhe të miratonte ligjet e drejtësisë siç deshi vetë.

Basha që flet për zgjedhjet vendore të 2023, ia shiti Edi Ramës zgjedhjet vendore të 2019-ës 100% në tavolinë duke mos marrë pjesë fare. Duke tradhëtuar gjithë opozitarët.

Të jesh budalla nuk është mëkat, por të jesh shejtanbudalla si Luli është diçka e pështirë dhe e ndyrë.

Marrëveshja mes PS dhe PD për Kodin Zgjedhor nuk është më e mira e mundshme pasi Edi Rama nuk pranon reformë të plotë. Megjithatë një opozitë që nuk është në pazar, si kjo e sotmja arrin të imponohet për bërë ndryshme sa mundet.

Shejtanbudallai është aq i lig sa kujton se do ketë ngelur ndonjë idiot që mund të besojë se kjo marrëveshje është pazar, por harron faktin se Sali Berisha është sot në arrest politik pikërisht me urdhër të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco