Bardhi: Pazar vota e diasporës apo heqja e pragut për kandidatët e pavarur?! Zbatuam Kushtetuesen!

Bardhi: Pazar vota e diasporës apo heqja e pragut për kandidatët e pavarur?! Zbatuam Kushtetuesen!

17:02, 26/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se marreveshja e arritur me socialistët për Reformën Zgjedhore është e duhura, por jo më e mira. Sipas Bardhit përmes këtyre ndryshimeve u mundësohet emigrantëve që jetojnë jashtë vendit, të ushtrojnë të drejtën e votës, një e drejtë kjo e vonuar nga politika.

‘Me propozimin që kemi sot, çdo shqiptar jashtë territorit do votojë ku ndodhet. Është arritje, pasi janë gjysma e shqiptarëve që mbajnë prindërit me bukë, sepse kemi dështuar ne t’u japim pensione. Diaspora do te ketë të drejtën të ushtrojë votën, është një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe ne duhet ta zbatojmë’.

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi nuk hezitoi t’i kujtonte Bashës dhe deputetëve të tij pazarin që kanë bërë me Ramën për koalicionet.

‘Dëgjova pazar këtu, i kishim koalicionet më 2017  dhe i hoqëm. Ky është pazar kur heq dorë. Pazar se po zbatojmë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pazar se po i njohim të drejtën diasporas, apo pazar ata që janë mësuar të bëjnë pazare këtu?! Vota e diasporës apo heqja e pragut për kandidatët e pavrur, është pazar? Është problematikë në kodin e vjetër, dhe këtyre që bërtasin më fort ia dhamë mundësinë t’ia impononin Edi Ramës, por nuk e bënë.  Këto ndryshime janë detyrim i çdo deputeti që ka vënë dorën mbi Kushtetutë. Kush thotë që nuk duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës  Kushtetuese ka thyer betimin e tij si deputet’.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco