Ethet e ‘korrikut’ të listave

Ethet e ‘korrikut’ të listave

15:39, 26/07/2024
A+ Aa A-

Nga Bledian Koka

Disa deputetë të opozitës, nxituan sot të leshojnë deklarata çmendurake për korigjimet banale që po i bëhen Kodit Zgjedhor me të cilat shqiptarët do të votojnë në vitin 2025. Deputeti Dashnor Sula shkoi deri aty sa deklamoi fitoren në tavolinë të zgjedhjeve nga Edi Rama vetëm përmes "mbylljes" së listave. Një "autogol" opozitar të cilin e shtyu në portë për inat të të gjithëve Damian Gjiknuri kur i tha "se mentaliteti humbës në zgjedhje mesa duket qenka ngulitur thellë brenda opozicionit".

E verteta është tjetër por askush spo i bie në të. Në vitin 2017 Edi Rama i pranoi Lulzim Bashës në marrëveshjen e 17 Majit çdo kërkesë përveç njerës, shtyrjen e datës së koalicionenve dhe bashkë me listën hardallë të PD-së së kohës ai siguroi fitoren i vetëm. Atë që e beri me hile në 2017-ën e sanksionoi në kushtetutë me votat e 'këpëratës' dhe shkeljen e marreveshjes së 5 Qershorit të firmosur në "tokën amerikane" të përshëndetur nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo e gjithë faktori politik europian! Koalicionet ishin "1 milionë shuplakat" e famshme të vitit 2013 me të cilat krenohet sot e gjithë ditën Edi Rama dhe jo vetëm!

Blerja dhe intimidimi i votuesve, bërja njësh e partisë me shtetin në zgjedhje, fenomenet e banditëve me "administrator kryeministror" janë mungesa reale e zgjedhjeve! Ish numri dy i Qeverisë Arben Ahmetaj foli për një njeri që Edi Rama ka emëruar në krye të kupolës politike-krim në Durrës si Ergys Agasi dhe të gjithë bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar këtë denoncim flagrant! Sikur shqetësimi të ishte adresuar në këtë drejtim, e gjithë kritika e opozitarëve "plot pathos" sot do kishte kuptim! Por shqetësimi më i madh i "opozitarëve nën ethet e listave" qartazi nuk është fitorja e opozitës, por përfitimet personale! Rrahja e gjoksit për "votat personale" është një vlonjatizëm bosh përballë realitetit sterr që na treguan zgjedhjet e viti 2021 dhe ato të 14 Majit të vitit të kaluar.

Opozitarët e vërtetë nuk mund të bëjnë sikur ato nuk kanë ndodhur, sepse gjëja më e rëndë që mund ti ndodhë një populli e sidomos përfaqësuesve të tyre është pajtimi me të keqen dhe synimi vetëm për të mira përsonale! E vërteta është se sot në parlament nuk ka marrëveshje për kodin zgjedhor, sot po ndodh një korrektim i kodit i diktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Edi Rama me fanfarat e tij po injektojnë në opinionin publik "sapunin për djathë" të një marrëveshje okulte që gjoja paska ndodhur mes Sali Berishës së ngujuar në shtëpi (me investim përsonal të Edi Ramës) dhe shejtan-tinzarit kryeministër!

p.s...sot minimalisht "opozitarët" kishin për detyrim të mos pranonin të trajtoheshin si idiotë të dobishëm, e gjitha kjo vetëm për shkak të hallit përsonal!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco