Gjiknuri - Bashës: S’ka pazar Berisha - Rama, ti kur ishe me të drejta të plota në tryezë, s’propozove asgjë…

Gjiknuri - Bashës: S’ka pazar Berisha - Rama, ti kur ishe me të drejta të plota në tryezë, s’propozove asgjë…

15:26, 26/07/2024
A+ Aa A-

Në Kuvden vijojnë diskutimet lidhur me ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas draftit të dakordësuar mes PD-së dhe PS-së.

Reforma zgjedhore po kalon me debate e kundërshti mes deputetësh të majtë e të djathtë që nuk janë dakord me ndryshimet.

Damian Gjiknuri kryetar i Komsionit për Reformën Zgjedhore tha se me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor është mundësuar vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Fjala e Gjiknuarit është pritur me kundërshtime nga disa deputetë të opozitës.

“Shqiptarët jashtë do aplikojnë për të votuar, KQZ do u dërgojë fletët e votimit me postë. 1 në 3 emra nga lista e hapur fituese do të jetë grua dhe nëse burrat kanë më shumë vota.” - tha Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Damian Gjiknuri iu përgjigj akuzave të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha  cili i akuzoi për pazar mes Ramës dhe Berishës. Sipas Gjiknurit, nuk ka asnjë Pazar, e shtoi se ku ishte Basha me të drejta të plota në tryeze, nuk ka propozuar asgjë konkrete.

‘Gabohemi rëndë. U munduam për të realizuar një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishit pjesë madje me të drejta të plota në tryezë por nuk sollët asgjë konkrete, vetëm propozime që forconin pozitën tuaj politike, ose mbijetesë ose në kurriz të grupimeve të ndryshme politike që përfaqësoni në opozitë. Kjo është puna juaj e ne nuk bëhemi palë, por ne ofrojmë si maxhorancë gatishmërinë për kompromis politik në të mirë të Shqipërisë e mbështetje që zgjedhjet e radhës të jenë më të mira.’- tha Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco