Debati në Kuvend/ Mediu: Të shtyhet diskutimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sepse është i padrejtë

14:55, 26/07/2024
A+ Aa A-

Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar që Kuvendi të shtyjë diskutimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Mediu u shpreh se ndryshimet janë preferenciale dhe se nuk kanë të bëjnë aspak me zgjedhjet.

“Do diskutoj një çështjen që është jashtëzakonisht e rëndësishme! Do të ishte e padrejtë, jo transparente që për shkak të pazareve apo marrëdhënieve tërësisht okulte, sot të kalojë pa asnjë lloj debati, ose debat sipërfaqësore ndryshime të Kodit Zgjedhor që shqiptarët kanë pritur shumë më tjetër, shumë më ndryshe që të paktën ky Kuvend mblidhet për herë të parë të arsyetojë se si duhet të garantojë të drejtat e shqiptarëve për të votuar. Do të ishte absurde që ne të nxitojmë për të bërë ndryshime që nuk kanë të bëjnë aspak me zgjedhjet, aspak me lirinë e votës, por me disa marrëdhënie që nuk do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve për 2025.

Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jofunksional dhe pa asnjë marrëdhënie e cila nuk ka asnjë lloj transparencë, është në interes të Kuvendit e shqiptarëve të dijë se çdo të bëhet me zgjedhjet. Nëse shkojmë në ndryshime preferenciale kjo do të dëmtojë procesin zgjedhore dhe nuk do t’i shërbejnë zgjedhjeve të lira. Ky Kuvend nuk punon thjesht për ata që janë të punësuar këtu, por për interesat e shqiptarëve. Të shtyhet diskutimi i ndryshmeve në Kodin Zgjedhor sepse është i padrejtë”, tha ai në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco