Kurti thotë se operacioni i PK-së në Banjskë dëshmon që rënia e Enver Zymerit s’ka shkuar kot

Kurti thotë se operacioni i PK-së në Banjskë dëshmon që rënia e Enver Zymerit s’ka shkuar kot

12:24, 26/07/2024
A+ Aa A-

Sot janë bërë 13 vjet që kur polici Enver Zymeri është vrarë në veri të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, thotë se në këtë përvjetor të tij, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër, raporton Klankosova.tv.

“Kjo falë këmbënguljes së institucioneve të Republikës së Kosovës në realizimin e të drejtës së saj dhe angazhimit të paepur e profesional të kolegëve të Enverit, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, shtoi ai, në postimin në Facebook.

“Rrjetet dikur të shtrira dhe të fuqishme të strukturave të paligjshme dhe kriminale në veri, të mbështetura nga Beogradi zyrtar, që për vite e kanë terrorizuar dhe mbajtur peng veriun e Kosovës, nuk e kanë më as shtrirjen dhe as forcën e dikurshme. Tani, policët e Kosovës e kontrollojnë veriun e vendit dhe shërbejnë për të gjithë qytetarët pa dallim sikur në çdo pjesë tjetër të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Shefi i qeverisë, vlerëson se besimi në Policinë e Kosovës i vetë qytetarëve në veri të vendit duke përfshirë edhe ata serbë, është rritur ndjeshëm në kohët e fundit, ndërsa thotë se prania, patrollimet dhe kujdesi i policëve u ofron siguri, rregull dhe paqe të gjithë qytetarëve të asaj zone.

Kurti tha se operacioni i Policisë së Kosovës kundër grupit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, është dëshmia më e mirë e nivelit të policëve të vendit dhe e faktit që angazhimi dhe rënia e Zymerit nuk kanë shkuar kot.

“Me policë trima si Enveri dhe si shokët e kolegët e tij, Kosova do t’i dalë zot gjithë territorit dhe qytetarëve të saj, duke e mbrojtur demokracinë dhe tërësinë e saj”, u shpreh kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco