Rama terrorizohet nga Adriana Kalaja, urdhëron që të hetohet për 'kanosje'

Rama terrorizohet nga Adriana Kalaja, urdhëron që të hetohet për 'kanosje'

12:22, 26/07/2024
A+ Aa A-

Ashtu siç paralajmëroi mbrëmë kreu i opozitës, Sali Berisha, duket se Edi Rama është terrorizuar nga deklaratat dhe denoncimet e Adriana Kalasë.

Për këtë arsye, Policia e Tiranës e ka referuar Kalanë në prokurori, duke e akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.

Procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku deklaroi: “Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta.

Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”.

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

Mbrëmjen e kaluar, kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi: “Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja. Edi Rama urdhëron Taulantin e tij të shoqërojë në polici zonjën Kalaja, sepse fjalën e tij, kritikat, i konsideron shigjeta dhe plumba vetë, por jo më pak edhe e shoqja e tij, që u thoshte gazetarëve që po u bëni gjilpëra helmi burrit tim”.

Kujtojmë se Adriana Kalaja ka bërë një seri denoncimesh të forta, të cilat i ka depozituar edhe në SPAK, kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco