Spaho: Ku leh qen e ku del tym, aty është Edi Rama! Por jo në parlament

11:44, 26/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar sqarim sot në Kuvend për mozprezencën e kryeministrit në sallë.

Ai u shpreh se Rama është më i shqetësuar për “hallet e ndërkombëtarëve” se për shqiptarët.

“Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent. Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe hallet e popullit ndërkombëtar.

Pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë, tani të kujdeset pak për refugjatët këtu se jemi kthyer në popull refugjatësh.

Të vijë së paku në ditën e fundit në Kuvend se ai edhe kur vjen në Shqipëri, ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, tha Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco