Abuzimi me 21 mln euro/ SYRI TV paralajmëroi krimin mjedisor në Vlorë

10:38, 26/07/2024
A+ Aa A-

Pamjet e zjarrit qëka përfshirë fushën e mbetjeve në Vlorë, duke mbytur të gjithë qytetin dhe zonat përreth në kulmin e sezonit turistik, kanë tronditur shumëkënd. Por kjo masakër mjedisore. Por kjo masakër ishte paralajmëruar nga SYRI TV, në një kronikë të realizuar më 10 prill të vitit të kaluar. Ndiqni më poshtë tekstin e kronikës.

21 milionë euro kredi dhe para të taksapaguesve shqiptarë, të investuara për ndërtimin e landfillit të Sherishtës në Vlorë, duket se kanë shkuar dëm. Ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet për përfundimin e këtij landfilli, ai nuk është vënë në funksion, ndërsa mbetjet urbane hidhen në fushën e vjetër në lagjen ‘24 Maji’ të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar katastrofë mjedisore.

Siç shihet nga pamjet, landfilli i Sherishtës është i kyçur. Në të nuk ka asnjë punonjës, makineritë qëndrojnë të fikura, ndërsa në gropën e landfillit nuk është hedhur asnjë kamion me mbetje urbane.

Gjithashtu, kapanonet ku parashikohej që të kryhet diferencimi i mbetjeve të riciklueshme, janë bosh dhe pa asnjë punëtor. Punimet edhe në këtë fushë të mbetjeve urbane duhet të kryheshin nga njëra prej kompanive të Klodian Zotos, Integrated Technology Service, e cila u vu në sekuestro nga SPAK në vitin 2021.

Në krahun tjetër, në vendgrumbullimin  e vjetër të mbetjeve urbane në Vlorë, i cili ndodhet në lagjen ‘24 Maji’, mbetjet shtohen dita-ditës. Për banorët e zonës, jetesa mes mbetjeve është bërë e padurueshme.

Por teksa mbetjet hidhen në fushën e mbetjeve në Vlorë, për landfillin e Sherishtës kanë nisur të paguhen këstet e kredisë së marrë nga banka gjermane KFV, e cila në total shkon rreth 10 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco