KAFE SHQETO/ Zgjedhorja, Spaho: Nuk ka një reformë të tillë sepse Edi Rama nuk pranon...

10:24, 26/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë  deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho. Ai ka komentuar reformën e munguar zgjedhore në debat me gazetarin Flavio Qarri.

Edmond Spaho: Ne e kemi shprehur qartë se nuk ka një reformë zgjedhore sepse Edi Rama nuk dëshiron të zhvillojë një të tillë. Edhe kjo që sapo u mbyll, nuk është reformë zgjedhore. Ne e pranojmë hapur. Asnjë nga rekomandimet e OSBE ODHIR nuk është adresuar. Veçanërisht ato më të rëndësishmet të cilat kanë të bëjnë me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Forcimi i ndëshkimeve në kodin penal për ata të cilët fusin duart në zgjedhje.

Edi Rama e ka në ADN-në e tij të veprojë në këtë mënyrë dhe për rrjedhojë, nuk pranoi. Ka shumicën në kuvend, nuk pranoi që të zhvillojë një reformë zgjedhore. Dhe personalisht mendoj që këtu mund të kishte luajtur një rol më të madh edhe komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht OSBE e cila misionin e saj në vendin tonë për këtë qëllim e ka. Sidoqoftë në fund, e vetmja gjë që  u realizua janë dy rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese. Se pari për votën e emigrantëve, ku u mundësua vota e tyre sipas propozimit që ka bërë Partia Demokratike. Nga ana tjetër për sa i takon listave zgjedhore. Për të cilin gjithashtu ka patur një vendim të Gjykatës Kushtetuese që të hiqet herci, a të korrigjohet herci me saktë. U arrit në këtë zgjidhje. Pyetja është pse nuk u hapën listat. Propozimi i PD ka qenë për hapjen e listave 100 për qind, u kundërshtua, u rrëzua nga Edi Rama. Përgjigja ka qenë që harrojeni hapjen e listave. Se dyti ne propozuam që 25 për qind e listave të jenë të mbyllura por edhe në këtë rast mazhoranca nuk pranoi....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco