Shtyhet sërish seanca paraprake, Ilir Beqaj shfaqet tepër i irrituar në gjyq

Shtyhet sërish seanca paraprake, Ilir Beqaj shfaqet tepër i irrituar në gjyq

10:08, 26/07/2024
A+ Aa A-

Shtyhet për të disatën herë seanca paraprake për Ilir Beqajn dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen e 'sterilizimit'.

Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.

Ish-ministri i Shëndetësisë ishte i pranishëm në seancë ku u shfaq tepër i irrituar duke nisur të kundërshtojë veprimet e SPAK.

“Aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta”, pretendoi ish-zyrtari nën akuzë për shpërdorim detyre.

Ai kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër të dosjes SASPAC, teksa reagimi i Beqajt vjen dy ditë pasi në një banesë të pretenduar prej tij të marrë me qira në Vlorë, ushtruan kontroll hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Por nga ana tjetër ndërhyri gjykata duke i kujtuar Beqajt “se jemi ende në fazën e legjitimimit të palëve dhe do t'i jepet mundësia për t'u shprehur në një moment tjetër”.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo u shty për në datën 12 shtator ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco