Sulmi terrorist serb në Banjskë, Prokuroria Speciale shumë shpejt me akuza ndaj Radoiçiçit

Sulmi terrorist serb në Banjskë, Prokuroria Speciale shumë shpejt me akuza ndaj Radoiçiçit

08:15, 26/07/2024
A+ Aa A-

Kur po bëhen 11 muaj nga sulmi terrorit i 24 shtatorit në veri të Kosovës, organi i Prokurorisë Speciale të Kosovës ende nuk ka përmbyllur hetimet për të ngritur një akuzë për këtë rast, si më të rëndin që ka përjetuar shteti i Kosovës.

Retorika në gjuhën politike se duhet të ndëshkohet Serbia, si shtet nxitës, dirigjues dhe sponsorizues nuk ka marrë përgjigje. Lidhur me përplasjet e fundit apo deklarimet e qeverisë, eksperti i çështjeve penale Arbër Jashari, thotë se hetimet janë në përfundim.

Sa i përket arsyeve që kanë çuar në vonesën e ngritjes së aktakuzës, Jashari thekson "se ky është rasti më i komplikuar që ka drejtësia e vendit”. 

Sa i përket shqetësimeve të kryeministrit, Jashari shprehet: “Prokuroria për çështjet të cilat nuk janë fare çështje penale, e thirr ministren dhe e mban dy ditë, ja humb dy ditë të punës që mund të jenë shumë të dobishme në programin e saj.”

Se ku saktësisht ndodhet Radoiçiç, nuk është e qartë, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha pas sulmit "se ai gjendet në territorin e Serbisë”.

Në fund të vitit të kaluar, në bazë të një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrest ndërkombëtare për Milan Radoiçiçin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco