Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bylykbashi: Për Ramën, një pazar i vogël i ministrit është korrupsion, kur e bën më ligj quhet qeverisje

Bylykbashi: Për Ramën, një pazar i vogël i ministrit është korrupsion, kur e bën më ligj quhet qeverisje

22:38, 25/07/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në Task Force speciale në SYRI TV, ka thënë se kryeministri Edi Rama ka një koncept, që nëse është gjë e vogël është shkelje e ligjit, nëse është gjë e madhe nuk ka të bëjë me shkeljen e ligjit.

Sipas Bylykbashit, ‘nëse bëjnë pazar ministri me dikë për një gjë të vogël është korrupsion, por kur e bën me ligj dhe quhet qeverisje’.

‘E vjedh me qeveri me vendime qeverie 17 copë dhe bëjmë inceneratorin që nuk ekziston. Kjo nuk është korrupsion por vizion për të ardhmen’, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi: Preferoj që ‘nëset’...Ne dimë këtë gjë. Duhet të jetë një qeveri politike që duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimet, po e vërteta është kjo që ai nuk pyet fare. Sa thotë një, po unë ta bëjë pesëmbëdhjetë. Rama ka një koncept, nëse është gjë e vogël është shkelje e ligjit, nëse është gjë e madhe nuk ka të bëjë me shkeljen e ligjit. Nëse bëjnë pazar ministri me dikë për një gjë të vogël është korrupsion, jo mor e bëjmë me ligj ne dhe quhet qeverisje. E vjedh me qeveri me vendime qeverie 17 copë dhe bëjmë inceneratorin që nuk ekziston. Kjo nuk është korrupsion por vizion për të ardhmen. Por me një qeveri që i ka duart e lidhura për një afat 3 mujor para zgjedhjeve e ul efektin e kësaj qeverie. A do vazhdojë një administratë që është kokë e këmbë e politizuar, po sigurisht që do e ketë më të vështirë të ikë nga puna për të bërë militantin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco