Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Veliaj nuk është fare mirë prej kohësh'/ Tomorri: Tani ka vetëm tension

'Veliaj nuk është fare mirë prej kohësh'/ Tomorri: Tani ka vetëm tension

22:20, 25/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është në një pozicion të mirë prej kohësh.

Gazetari është shprehur se tani ka vetëm tension dhe prodhon ngjarje si ajo me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

“Edi Rama këtë strategji e përdor shpesh, në fillim i mbron kur dalin akuzat e para pastaj kur dalin faktet ku fillojnë t’i bëhen barrë ai i shet për të shpëtuar veten e tij. A do shkojmë drejt këtij skenari nuk e di. Veliaj nuk është fare mirë prej disa kohësh.

Erion Veliaj dilte në media si njeriu që po bënte çudira të mëdha, keni parë më lajm të mediave kështu, s’ka më. Tani ka vetëm tension dhe prodhon ngjarje si ajo me Tedi Blushin”, tha Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco