Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'PD u përball me veton e PS'/ Boçi: Hapja e listave është më e madhe se më parë

'PD u përball me veton e PS'/ Boçi: Hapja e listave është më e madhe se më parë

22:11, 25/07/2024
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është shprehur se pas marrëveshjes mes PS dhe PD për kodin zgjedhor, hapja e listave është më e madhe se më parë.

Komentet Boçi i bëri në një emisionin në Euronews Albania, ku tha se PD kishte një propozim konkret për hapjen totale të listave, por sipas tij, u përball me veton e PS në grupin e dialogut.

Ai tha se PS donte lista totalisht të mbyllura, ndërsa shtoi se me këtë formulë do të ketë një garë jo shumë agresive mes deputetëve.

Kujtojmë se Boçi është njëri prej 3 deputetëve që arritën të thyejnë herësin në vitin 2021 dhe të futeshin në Kuvend.

“Në zgjedhjet e 2021 ne kishim lista të mbyllura dhe hapeshin vetëm në rastin e thyerjes së herësit. Ishte edhe propozimi i parë që erdhi nga PS që u konsultua në grupin e dialogut. Ishin 3 raste që thyen herësin, por lista në të vërtetë ishte e mbyllur. Në raport me atë që ka ndodhur, është e qartë që këtu hapja është më e madhe. Ka një garë në bazë të numrit të votave kush merr më shumë.

Ka më shumë garë, më shumë propabilitet brenda listës së subjektit politik. Ka një interpretim që duhet ta bëjë KQZ në raport me 1/3 e listës së mbyllur i takon partive konkurruese, apo 1/3 e listës fituese në rang qarku duke mos konsideruar listat e partive. Në këtë rast hapja e listës është më e madhe, sepse merr në total numrin e listës fituese.

Në fakt interpretimi bruto që është bërë deri tani është lista konkurruese e partive politike dhe jo lista fituese. Nuk është reformë zgjedhore, por vetëm arnime për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. PD kishte propozime konkrete në grupin e dialogut, por u përball me veton e PS që kërkonte lista të mbyllura. Në raport me atë listën e mbyllur është më mirë. Të lejon një garë jo shumë agresive. Lufta brenda pjesës së dytë është më proporcionale”, tha Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco