Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ ‘Të vendosur për zgjedhje të lira’, Berisha-Ramës: Për çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada

22:11, 25/07/2024
A+ Aa A-

Me Edi Ramën si kryeministër nuk ka zgjedhje të lira në vend. Kështu është shprehur lideri i opozitës Sali Berisha para qytetarëve që vijojnë qëndresën e tyre duke kundërshtuar  vendim politik të SPAK për kreun e PD. Sipas Berishës krijimi i një qeverie teknike është rruga që shqiptarët të votojnë të lirë. Ndërkohë që Berisha ka shigjetuar Ramën duke i kujtuar se nuk do te amnistohet për dosjen McGonigal

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se me Edi Ramën kryeminstër nuk ka zgjedhje të lira në vend, ndaj duhet ti hapet rruga krijimit të qeverisë teknike me qëllim që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Në protestën ku qytetarët kundërshtojnë vendim politik të SPAK, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë betejën për largimin e qeverisë socialiste, e cila gjatë këtyre viteve i ka lënë në harresë.

Berisha teksa denocoi korrutpimin që Edi Rama i ka bërë ish zyrtari të lartë të fbi-së Charles MCgonigal, deklaroi se kreu I qeverise nuk do të amnistohet për këtë dosje.  

Kreu demokrat akuzoi kryebashkiakun, Erion Veliajn dhe Arbian Maznikun se për interes të kontove të tyre, shemben 13 pallate në Tiranë.  

Berisha u shpreh se protestat gjatë kësaj javë kanë tmerruar Edi Ramën si dhe dënoi shoqërimin në komisariat të kryetares së komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja për deklarata që ka bërë ndaj kreut të qeverisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco