Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Haxhiu: Manipulimi i votës së diasporës lidhet me kohën e dërgimit

21:32, 25/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live nëSYRI TV në një mbrëmje jo të zakontë me moderatore Armela Ferkon për të folur mbi mënyrën se si do të shkohet në zgjedhjet e 2025, dhe a do të kemi ndryshime në kushtetutë për të bërë të mundur votën e diasporës ishte analisti Baton Haxhiu.

Haxhiu është shprehur se për sa i përkeyt o kthehem te vota  e diasporës, modeli më i mië është modeli kroat

'Po kthehem te vota e diasporës, modeli më i mirë është modeli kroat , për arsye se ata i kanë përfaqësuesit në parlament dhe në momentin kur kanë vendosur që vota ose votuesit jashtë Kroacisë të cilët shtrihen deri në australi votojnë për kandidatët e diasporës për përfaqësues në parlamentin kroat.

Dhe kjo është varianti më i mire i mundshëm , por , ata kanë pasur guxim për të bërë ndryshime kushtetuese, Shqipëria ose nuk ka kohë dhe ska mundësi se e vetmja mundësi që të votohet në këtë mënyrën është që ti hyet ndryshimeve kushtetuese, dhe meqënëse kjo është e pamundur atëhere po kthehemi te varjanti i dytë. 

Varjanti i dytë e ka një të mirë edhe një të keqe, vota e diasporës ne Kosovë ose në disa vende që kanë përvojë është, por manipulimi lidhet me kohën për arsye se shumë herë vota që drejtohet ose njerëzit te cilët votojnë nga diaspora janë të pakujdesshem dhe nisin zarfin në kohë të vonë.

Ajo që do të ishte dashur të arrihej në një kompromis është që kur do që të arrijë në KQZ vota e diasporës, duhet të numërohet, pasi kosova ka humbur shume vota sepse kanë ardhur me vonesë. Dhe problematika kryesore kur thuhet se diaspora ka votuar me 200.000 vota por kur numërohen vetëm 30-40 mijë vota atëherë secili e konteston atë që është proces zgjedhor, dhe kjo është problematike.' - u shpreh z.Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco