Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Debati me Bylykbashin, Shkullaku: Çfarë garancish ka opozita që vota e diasporës nuk do të manipulohet nga Rama

21:39, 25/07/2024
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku gjatë bisedës në ‘Task Force’ speciale në SYRI TV, ka pasur një debat me deputetin Oerd Bylykbashi në lidhje me votën e diasporës.

Pasi bëri analizën e tij, Shkullaku kërkoi të dijë se çfarë garancish ka opozita se vota e diasporës nuk do të manipulohet nga Edi Rama.

Sipas Shkullakut, nuk po kontrollohet vota këtu në Shqipëri, e jo më ajo me postë.

‘Ne do të hyjmë në zgjedhje me të njëjtin ligj që Edi Rama shkruajti në 2020, që me 48% të votave të marrë 54% të mandateve. Në thelb sistemi zgjedhor në Shqipëri, është i deformuar. Opozita nuk ka forcë për të ju imponuar mazhorancës për të ndryshuar kodin zgjedhore.

Sistemi është bërë nga Edi Rama që të fitojë zgjedhjet në tavolinë, dhe prap po bën të njëjtën gjë.

Më duket shumë pa vend diskutimi u hapën 25% listat, përsa kohë është i njëjti sistem zgjedhor. Nuk ka asnjë vlerë.

Të flasim pak për votën e diasporës. Çfarë garancie ka opozita që kjo votë nuk do të manipulohet. Të gjithë ata që do të votojnë atje, do të dalin nga një listë vetëdeklarimi në KQZ. Këtë listë do ta marrin në dorë patronazhistët e PS-së.

Rreziku është që numri i atyre që do të regjistrohen mund të jetë më i madh se ata që do të votojnë. Mund të dërgohen 100 mijë fletë votimi, mund të votojnë 30 mijë dhe 70 mijë fletë të tjera, i marrin dhe i palosin dhe i hedhin në kuti.

Llogjika më thotë që vota është e fshehtë dhe nëse unë e nis zarfin me emrin tim, ti do e marrësh vesh, si do bëhet.

Kush do ta marrë përsipër këtë votë që do të vijë me postë.

Çfarë garancish ka opozita që kjo vota do të jetë e lirë, e ndershme që nuk do të manipulohet atje apo gjatë rrugës duke ardhur këtu.

Kush është agjenti që do të marrë përsipër menaxhimin e dhjetëra mijëra votave, që janë aq shumë sa të përmysin situatën elektorale.

Ne nuk po kontrollojmë një votë këtu, imagjino një votë që do të kalojë një proces tranzit tek njerëzit e Edi Ramës dhe në fund...’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco