Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Bylykbashi: Ndryshimet zgjedhore, maksimumi që lejoi PS! Politika ta ndryshojë reformën në themel

21:25, 25/07/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi thotë se marrëveshja e dakordësuar mes demokratëve dhe socialistëve për Reformën Zgjedhore ishte në maksimumun e lejuar nga Partia Socialiste.

I ftuar në emisioni ‘Task Forcë’ speciale në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, Bylykbashi tha se ndryshimet e Kodit Zgjedhor kërkojnë 84 vota, të cilat opozita nuk i ka, por theksoi se Kodi ka nevojë të ndryshojë në themel.

‘Rama bllokoi reformën. Ajo që u dakordësua në Komisionin e Ligjeve nuk u arrit në Reformën Zgjedhore, Nuk u votuan rekomandimet e OSBE-ODIHR.  Në marrëveshje u arrit diçka. Është ndërhyrje nga Gjykata Kushtetuese, korrigjim që u prodhua më 2020. Politika duhet ta ndryshojë në themel këtë sistem, atë që socialistët bënë më 2020 me Kodin Zgjedhor. Është detyrim për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo marrëveshje ka prishur shumë llogari. Është hedhur pragu zgjedhor për kandidatët e pavarur. Na duhet të vazhdojmë më tej për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Kodi zgjedhor ndryshon me 84 vota, opozita nuk i ka,  PS po. Dhe ata pranonin deri këtu’.

Sa i përket votës së emigrantëve, Bylykbashi e konsideroi një fitore të opozitës, për të cilën tha se ajo do të jetë votë e lirë dhe larg presioneve politike, siç ndodh në Shqipëri.

‘Kanë ikur katër vjet, dhe ne jemi në kufijtë e kohës për votën e diasporës. Ajo që propozoi opozita, vota nga jashtë Shqipërisë. Votën e emigrantëve e kemi llogaritur nga qarku nga ai vjen, s’ka rëndësi për çdo kategori që është jashtë vendit, që jeton e punon atje, me studime apo për kurim.... Është hapja maksimale e të drejtës së votës. Sa më shumë shqiptarë të regjistrohen, aq më mirë, pasi ato janë votat më të lira, sepse në Shqipëri votat blihen me para dhe janë nën presion e politikës’.

Lidhur me ndryshimin e nenit për herësin, ligjvënësi demokrat, Oerd Bylykbashi shtoi se nuk është mbyllur 1/3 e listës, por vetëm 25 % e mandateve.

‘Po të bëhet llogaria me të dhënat e 2021, në të gjithë Shqipërinë do të ndërronin vetëm 6 mandate. E Refuzuam këtë, dhe neni kushtetues që mund të mbyllej lista në 2/3 e saj dhe minimum në 1/3 e saj. S’është mbyllur 1/3 e listës, është mbyllur 25 %. Kjo që është arritur s’është më e mira, por është kompromisi ku arriti PS. Do të hapen me siguri për më shumë se 40 mandate, që do t’i vendosin zgjedhësit për herë të parë. Kjo marrëveshje ka prishur shumë llogari. Është hedhur pragu zgjedhor për kandidatët e pavarur’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco