Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dy vjet nga themelimi i PL-së/ Meta: Rikthimi i pashmangshëm, vazhdimi i domosdoshëm! Ne do të fitojmë

21:18, 25/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar 2 vjetorin e themelimit të partisë përmes të cilës u rikthye në politikën aktive.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se gjatë periudhës së tij si President i Republikës së Shqipërisë, ndodhi një grusht shteti i ‘butë’, por kriminal pasi u arrit kapja totale e shtetit.

‘Rikthimi im ishte i pashmangshëm dhe vazhdimi im është i domosdoshëm derisa të restaurohet rendi kushtetues dhe demokracia funksionale’, shkruan Meta.

Në këtë dy vjetor, Meta shprehet se sot PL-së po i bashkohen shumë të rinj dhe intelektualë që kanë vizionin e duhur, karakterin dhe vendosmërinë për t'i shkuar deri në fund kauzave për një Shqipëri Demokratike, Sovrane dhe Euroatlantike!

Postimi i plotë:

2 vite me pare u riktheva ne politiken aktive permes Partise së Lirisë.

Gjatë 5 viteve te mia si President i Republikës ndodhi një grusht shteti i "bute", por kriminal i kapjes totale të shtetit.

Per kete ndihmoi shume jo vetem shitja e ish-kryetarit te PD, por edhe mendjelehtesia e drejtuesve te LSI.

Ndaj rikthimi im ishte i pashmangshem dhe vazhdimi im eshte i domosdoshëm derisa te restaurohet rendi kushtetues dhe demokracia funksionale.

Per kete na duhet nje Parti e Lirise që lufton çdo dite pa kompromis me Narkoshtetin dhe regjimin me antidemokratik dhe antikombëtar që ka njohur vendi.

Partia e Lirise eshte sot Flamuri kunder shpopullimit falë 5 Prioriteteve te saj per 4 milion shqiptare plus.

Sot jemi 20 vite nga krijimi i LSI dhe fatkeqesisht një pjese e bashkepunetorive te mij i kembyen idealet e perbashketa me interesa materiale dhe ordinere.

Por ne sot po na bashkohen shume te rinj dhe intelektualë qe kane vizionin e duhur, karakterin dhe vendosmerine per t'i shkuar deri ne fund kauzave tona per nje Shqipëri Demokratike, Sovrane dhe Euroatlantike!

Ne do të Fitojmë sepse nuk ka rrugë tjetër!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco