PD mundëson votën e emigrantëve falë Gjykatës Kushtetuese: Reformën Zgjedhore e ka bllokuar Rama

PD mundëson votën e emigrantëve falë Gjykatës Kushtetuese: Reformën Zgjedhore e ka bllokuar Rama

14:57, 25/07/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, shpjegoi sot se opozita, PD, e arritën suksesin e sigurimit të votës së shqiptarëve jashtë vendit jo falë Reformës Zgjedhore, sepse ajo vazhdon të mbahet e bllokuar nga Edi Rama, por duke insistuar në zbatimin e tri vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, detyruese për parlamentin.

Në konferenvën e tij për media sor, z. Bylykbashi e shpjegoi edhe këtë detaj se si u arrit fitorja përballë mazhorancës që nuk pranonte ndryshimet.

"Në kushtet e dështimit të reformës zgjedhore, - theksoi Bylykbashi sot, - -  që të jemi të qartë se reforma zgjedhore nuk ka ndodhur, ne do të vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha ato rekomandime dhe kërkesa të opozitës përfshirë koalicionin, të reflektohen në kohë për zgjedhjet e vitit 2025. Pra, reforma zgjedhore nuk ka ndodhur, kjo për shkak se Rama e bllokoi.

Në këto kushte, parlamenti ka në mënyrë të përhershme detyrimin kushtetues që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ka tri vendime të Gjykatës Kushtetuese që trajtonin çështje të zgjedhjeve.

I pari: vendimi për votën e personave që votojnë nga jashtë Shqipërisë, rëndom e konsideruar si vota e emigrantëve apo e diasporës;

i dyti, çështja e herësit apo pragut zgjedhur me të cilin duhet të kapërcenin kandidatët që kishin marrë votë parapëlqyese, i konsideruar nga Kushtetuesja në nivelin që ishte si joproporcional dhe jo i drejtë ai pragu prej 10 mijë votash dhe i treti, vendosja e një pragu zgjedhur prej 1% në shkallë kombëtare për kandidatët e pavarur – një shkelje dhe vrasje e kandidatëve të pavarur për të garuar në mënyrë të ndershme duke u kërkuar që të mblidhej 1% e votës kombëtare  brenda një qarku të vetëm ku ata garojnë. Nëse partitë kishin mundësi që të garonin në të gjithë Shqipërinë, një kandidat i i pavarur këtë nuk e kishte.

Me këtë PS zhduku çdo mundësi që kandidatët e pavarur të garojnë duke sfiduar të gjitha partitë që janë në garë dhe eventualisht të fitojnë mandate që vijnë nga vota e drejtpërdrejtë.

Këto ishin tri vendime dhe tri detyrime kushtetuese të parlamentit për t’i trajtuar dhe dhënë zgjidhje.

Opozita, PD në krye të saj, ka qëndrimin e palëkundur që vendimet e Kushtetueses respektohen.  Dhe jo si qëndrimi i PS i tejzgjatur dhe i përsëritur që vendimet e Kushtetutës injorohen dhe zvarriten. Tani vonë Kushtetuesja mori një vendim në lidhje me çështjen e ministres Xhaçka për konfliktin e interesit, urdhëroi sërish Kuvendin e Shqipërisë dhe përsëri qëndrimi i PS është ne nuk e zbatojmë atë vendim.

Përkundër këtij qëndrimi, qëndrimi ynë është: vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen. Për këtë arsye, në mungesë të reformës zgjedhore, kemi trajtuar në mënyrë të fokusuar këto tri çështje, këto tri vendime.

E para që duhet ta them është që opozita, PD, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Të gjithë ata që në momentin e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë, në një moment të caktuar, të kenë të drejtën për të votuar!"/ar.sh/SYRI.NET

Bylykbashi: PD arriti suksesin, bëri të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit!

Bylykbashi: Rama nuk pranon të bëjë Reformë Zgjedhore, nuk pranon rekomandimet e OSBE për shitblerjen e votës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco