Bylykbashi: PD arriti suksesin, bëri të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit!

Bylykbashi: PD arriti suksesin, bëri të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit!

14:47, 25/07/2024
A+ Aa A-

Në vazhdim të fjalës së tij sot, Nënkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, përfaqësues i opozitës në Grupin e Dialogut për reformën zgjedhore iu ka komunikuar sot qytetarëve shqiptarëve, të gjitha zhvillimet që përmbyllën punën në grupit e dialogut në lidhje me reformën zgjedhore dhe dakortëitë e arritura me mazhorancën soacialiste pas shumë debateve dhe pengesave. Suksesi më i madh, votimi  jo vetëm për emigrantët, po dhe nga kushdo tjetër për arsye që i ka zgjedhur vetë, pune, punësimi, studimi, shërbimi diplomatik apo ushtarak, kurimi apo arsye tjetër që gjendet atje për nj kohë të caktuar,

Oerd Bylykbashi: Opozita, PD, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Të gjithë ata që në momentin e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë, në një moment të caktuar, të kenë të drejtën për të votuar!

Propozimi i PD dhe i opozitës ishte më i gjerë se propozimi i PS-së, e cila e reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm.

Vetëm tek ata që kanë një vendbanim të regjistruar në vendin ku jetojnë me dokumentacion të ligjshëm duke përjashtuar dhjetëra apo mijëra shtetas shqiptarë të larguar në këtë dhjetëvjeçar eksodi të shkaktuar nga qeveria e Edi Ramës që nuk kanë ende një regjistrim të ligjshëm.

Kjo do të krijonte dy kategori: zgjedhës shqiptarë që janë të ligjshëm dhe shqiptarë të paligjshëm.

Çdo shtetas shqiptar ka të drejtën të votojë për organet e zgjedhura!

Zgjidhja jonë që në fund ra dakord mundëson që jo vetëm emigrantët, po kushdo tjetër për arsye që i ka zgjedhur vetë, pune, punësimi, studimi, shërbimi diplomatik apo ushtarak, kurimi apo arsye tjetër që gjendet atje për nj kohë të caktuar, të regjistrohet në mënyrë të sigurt jo nëpërmjet filtrit të Ministrisë së Brendshme, qeverisë, por nëpërmjet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me rregulla konsensuale të garantuara në mënyrë të thjeshtë, të shprehë votën në mënyrë të lirë.

Ne kemi kërkuar gjithashtu dhe kjo është reflektuar që mundësia e votimit nëpërmjet një shërbimi postar të shpejtë ndërkombëtar për të garantuar edhe paanshmërinë e këtij shërbimi.

Kemi garantuar gjithashtu që vota e tyre të jetë e barabartë. Në ç’kuptim?! Vota e tyre do të shkojë dhe do të llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin origjinal. Nëse kanë ikur nga Tirana, do të votojnë në Tiranë. Nëse kanë ikur nga Dibra, do të votojnë në qarkun e Dibrës dhe vota e tyre nuk do të llogaritet në një qark të vetëm të vogël, pra, në një zonë të re të vogël, duke ia zvogëluar peshën e votës. Vota e një shqiptari jashtë do të vlejë njësoj me votën e një shqiptari brenda.

Ky është një sukses i madh i PD-së dhe i opozitës dhe ne kërkojmë që KQZ, me hyrjen në fuqi të ligjit, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë justifikim, të bëjë gati të gjithë bazën nënligjore dhe logjistike që kjo të bëhet e mundur për zgjedhjet e vitit 2025.

Koha është e mjaftueshme. Qeveria duhet të vërë paratë në dispozicion që KQZ të bëjë detyrën e tij. të mos tërhiqen zvarrë siç kanë bërë që nga viti 2020 kur u fut për herë të parë e drejta e votës nga jashtë.

Gjithashtu, thirrja jonë si opozitës është: sa më shumë shqiptarë të regjistrohen dhe të shprehin votën! Një volum i madh vote që vjen nga jashtë prish çdo llogari patronazhimi që bën PS duke përdorur shtetit dhe duke kontrolluar dhe dhunuar shtetasit shqiptarë që votojnë brenda Shqipërisë."/ars.hs/SYRI.NET

PD mundëson votën e emigrantëve falë Gjykatës Kushtetuese: Reformën Zgjedhore e ka bllokuar Rama

Bylykbashi: Rama nuk pranon të bëjë Reformë Zgjedhore, nuk pranon rekomandimet e OSBE për shitblerjen e votës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco