Bylykbashi: Rama nuk pranon Reformë Zgjedhore, as rekomandimet e OSBE për shitblerjen e votës

Bylykbashi: Rama nuk pranon Reformë Zgjedhore, as rekomandimet e OSBE për shitblerjen e votës

14:15, 25/07/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, përfaqësues i opozitës në Grupin e Dialogut për reformën zgjedhore iu ka komunikuar sot qytetarëve shqiptarëve, të gjitha zhvillimet që përmbyllën punën në grupit e dialogut në lidhje me reformën zgjedhore dhe dakortëitë e arritura me mazhorancën soacialiste pas shumë debateve dhe pengesave.

Bylykbashi në fillim shpjegoi përplasjen e madhe që kanë pasur me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS-së, Edi Ramën, i cili nuk pranonte të bënte ndryshime në këtë reformë dhe donte të ruante stukuonë e saj.

“Ajo që duhet të them që në fillim, - tha Bylykbashi, - është se parlamenti i Shqipërisë, mazhoranca socialiste, dështoi që të bënte reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët, politika dhe sigurisht që ishin kërkesa dhe rekomandime të faktorit ndërkombëtar.

Edi Rama e bëri të qartë në dhjetorin e vitit 2023 që do të shkonte në mënyrë të njëanshme dhe eventualisht do të kërkonte vota në mënyrë të njëanshme duke mbajtur dhe ruajtur statuskuonë e ligjit zgjedhor ashtu siç ishte.

Edhe gjatë periudhës më shumë se tremujore të Grupit të Dialogut, Edi Rama refuzoi çdo element, çdo kërkesë që do të mundësonte reformën zgjedhore.

U refuzua kërkesa e opozitës që të zbatohet marrëveshja konsensuale midis PS dhe PD edhe forcave të tjera sipas saj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili do të garantonte në mënyrë specifike, mos heqjen e koalicioneve si kanë qenë më parë, një angazhim i drejtpërdrejtë në këtë marrëveshje ku palët shënojnë që nuk ka dakortësi për ndryshimin e sistemit dhe kjo çështje do të kodifikohej në Kodin Zgjedhor.

Ajo marrëveshje u përshëndet nga Sekretari i Shtetit të SHBA, nga KE dhe nga kancelari të tjera evropiane përveç ambasadorëve që ishin prezent në hartimin dhe nënshkrimin e saj.

Po ashtu, Rama refuzoi që të  trajtonte të gjitha ato rekomandime që do të vendosnin rregulla më të forta dhe të qarta në lidhje me shitblerjen e votës në lidhje me cenimin e sekretit të votës, lirisë së votës, përdorimin dhe abuzimin e shtetit nga qeveria duke përdorur si faktor dominant në zgjedhje në mënyrë që të fitojë zgjedhjet dhe një seri rekomandimesh të tjera.

Të gjitha këto u bllokuan dhe u bënë të pamundura. Duhet theksuar që Rama për një periudhë dyvjeçare, duke dhunuar raportet e përfaqësimit politik real në parlament, mbajti peng Komisionine Reformës Zgjedhore vetëm e vetëm që të mos ndodhte asgjë.

Në mënyrë maksimale të arrinte që të bënte pazar që do të bënte të mundur që Edi Rama të merrte primin e mazhorancës dhe kjo në këmbim të marrëveshjeve të tjera në lidhje me çështje si mund të kenë si ajo e Vetingut apo çështje të tjera që ishin ën rendine  ditës në atë kohë.

Të gjitha këto u bënë të pamundura, por ajo që ishte e qartë ishte që Edi Rama nuk pranon për asnjë moment të bënte ndryshime që vota të ishte e lirë dhe e ndershme dhe e barabartë dhe që sistemi zgjedhor i vitit 2020, që miratoi PS në mënyrë të njëanshme duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në vitin 2020, të ndryshohej në mënyrë që të garantonte nj votë më të barabartë, një rezultat më proporcional dhe më të ndershëm.

Propozimet ishin të ndryshme duke filluar nga propozime të partive të ndryshme që kërkonin një zonë të vetme ose një numër më të vogël zonash dhe deri te ndryshimi bazë që kërkonte “5 qershori” – ruajtja e koalicionit të përbashkët, që mundësonte dhe një përllogaritje votash më të ndershme në mënyrë që të evitohej rasti i vitit 2021 kur një parti me 110 mijë vota mori vetëm katër mandate dhe një parti me 30 mijë vota, mori tri mandate! Një padrejtësi dhe pabarazi skandaloze dhe antikushtetuese. Edi Rama synoi të ruante këtë."/ar.sh/SYRI.NET

Bylykbashi: PD arriti suksesin, bëri të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit!

PD mundëson votën e emigrantëve falë Gjykatës Kushtetuese: Reformën Zgjedhore e ka bllokuar Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco