Bardhi: Mazhoranca cenon pavarësinë e KLSH

Bardhi: Mazhoranca cenon pavarësinë e KLSH

11:15, 25/07/2024
A+ Aa A-

Gazmend Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së ka kërkuar sot në Kuvend që sipas rregullores dhe afateve, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të vijë dhe të raportojë përpara parlamentit. “Nuk mund të pranojmë që Kuvendi të shkelë afatin, të shtyhet deri në fund të vitit raportimi i njërit prej institucioneve kyçe të kontrollit financiar në vend siç është KLSH”, theksoi Bardhi.

“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH-së, - tha Bardhi. - Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH. Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë. Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”

Por, Bardhi u kundërshtua nga kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, ndaj ai e mori fjalën për replikë sërish duke ngulur këmbë: " Ne nuk merremi me raste individuale rekomandimesh për shkarkim punonjësish, me gjithë respektin që mund të kemi për zonjën në fjalë. 

Së dyti, ajo që sapo u tha është një e pavërtetë e madhe. Publikisht dhe me audio, me zë e me figurë, Komisioni i Ekonomsië ka propozuar draft rezolutën për KLSH, - shpjegoi Bardhi. -  Çdo pyetje që kolegët kanë ndaj kryetarit të KLSH ka një parashikim që gjatë raportimit, secili t’i bëjë çdo pyetje që dëshiron dhe ne nuk e detyrojmë të japë përgjigjet që duam ne po është e papranueshme që i vetmi institucion që lihet pa raportuar dhe për të cilin Kuvendi nuk miraton një rezolutë me detyrat për vitin 2024, është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Komisioni i Ekonomisë do të duhet të përfundojë sot rezolutën sepse nuk mund të presim derisa z. Shalsi të zbulojë pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëseje të administratës. Ajo është detyrë e KLSH. Ndaj zonja Nikolla, ka një kalendar të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Fusni në rendin e ditës raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse. Nuk mund të pranojë Kuvendi që të shkelet afati, të shtyhet deri në fund të vitit raportimi i njërit prej institucioneve kyçe të kontrollit financiar në vend siç është KLSH.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco