Fillon seanca maratonë e Kuvendit/ Çfarë pritet në mbyllje të sesionit

Fillon seanca maratonë e Kuvendit/ Çfarë pritet në mbyllje të sesionit

10:47, 25/07/2024
A+ Aa A-

Mbahet këtë të enjte seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Parashikohet që seanca plenare e sotme të jetë e ngjeshur pasi mund të miratohen një sërë projektvendimesh, ndërkohë që opozita ka kërkuar edhe dy interpelanca.

Mbetet për t’u parë nëse do zhvillohet mocion me debat për mandatin e Olta Xhaçkës si deputete e nëse kjo ndodh siç ka “urdhëruar” Gjykata Kushtetuese, atëherë ky institucion do vijojë me shqyrtimin e çështjes.

Deputetja e PD Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe. Edhe Agron Shehaj nga krahu i djathtë ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Vota e diasporës dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në fokusin e palëve politike për t’u diskutuar e pse jo për të arritur një dakordësi, pas shumë muajsh zvarritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco