Xhaferri: KE lëshon sinjalin SOS për ndërhyrjet e qeverisë në drejtësi dhe korrupsionin!

Xhaferri: KE lëshon sinjalin SOS për ndërhyrjet e qeverisë në drejtësi dhe korrupsionin!

10:35, 25/07/2024
A+ Aa A-

Pas DASH edhe Komisioni Evropian lëshon sinjalin SOS për tentativën e qeverisë për kapjen e sistemit gjyqësor dhe kthimit të tij në një mashë në shërbim të mazhorancës së Edi Ramës.

Komisioni Europian në raportin "Sundimi i Ligjit 2024", shpreh qartë shqetësimin  për tentativat nga zyrtarët publikë ose politikanë për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor, fenomen të cilin kemi vite që e kemi denoncuar.

Komisioni Evropian dënon ashpër vendimin e Parlamentit që kontrollohet nga Edi Rama për të mos respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që e cilëson si një institucion që duhet të jetë vendimtar në ruajtjen e kontrolleve dhe balancave institucionale

KE sheh me shqetësim edhe kufizimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit përmes ligjit për Komisionet Hetimore i projektuar për tu bërë mburojë e korrupsiomit pandemik të qeverisë së Edi Ramës.

KE ka legjitimuar denoncimet dhe akuzat tona se Edi Rama ka asgjësuar çdo institucion në Shqipëri.

Ky raport është një skaner i qartë për Narkoshtetin e Edi Ramës dhe dëshmia më konkrete se ai është pengmarrësi i integrimit evropian të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco