KAFE SHQETO/ Skandali me TIMS, Salianji: Sistemi është manipuluar

10:28, 25/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ai ka komentuar gjatë bisedës në studio me gazetarin Flavio Qarri, skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama.

A ka folur edhe për hetimet e komisionit që drejtonte për skandalin e ndërhyrjes në sistimin TIMS.

Ervin Salianji: Ta them përmbledhtas, pasi mbase është e pak e vështirë të kuptohet si çështje profesionale. Ka ndodhur ky problem. Shqipëria ka një sistem që mban gjithë të dhënat policore, gjithçka që ka të bëjë me rekordet kriminale, të dhënat që ka të automjeteve, të identitetit, të gjithçkaje tjetër në një bazë të vetme të dhënash, të cilat kur kalon kufirin, është e detyrueshme që secili qytetar të verifikohet aty, dhe aty del nëse je në kërkim policor, ndërkombëtar, nëse je nënë hetim. Pra, ka shumë të thëna sensitive.

Një prej rasteve është, duke qenë se ju paralajmëruat intervistën me Ben Ahmetajn, janë përdorur të dhënat e sistemit TIMS për të verifikuar hyrje – daljet me persona të caktuar. Pra, ky ka qenë momenti kur qeveria e Shqipërisë, e shqetësuar nga çfarë mund të ndodhte nga ruajtja e disa të dhënave të funksionarëve të vet, të gjithë këta nga Rama etj, kanë patur shqetësimin që ky sistem, që e kanë në kontroll vetë, mund të u hapë probleme.

Dhe këtu ka nisur ndërhyrja, e cila ka kulmuar po them unë në datën 2 gusht 2023, ku 8 veta të paautorizuar pa asnjë lidhje me Policinë e Shtetit kanë ndërhyrë. Kjo është çështje në grup. Kur janë bërë emërimet, ka qenë Çuçi dhe pastaj kur është bërë ndërhyrja, ka qenë Balla ministër. Pra, kanë bërë ndërhyrje me 8 persona. E imagjinoni ju që 8 persona hyjnë në një godinë të rëndësisë së veçantë, siç është godina ku ruhen të dhënat e sistemit TIMS, dhe pothuajse për 20 orë nuk i gjen asgjë. Njësoj sikur të hyjë dikush në një shtëpi, të vjedhë, të lajmerohet policia....Se edhe janë lajmëruar të gjithë, kryeministri, ministri, ambasadat etj... edhe askush nuk ka ndërhyrë fare dhe i kanë lënë aty që të mbarojnë punë.

Tani, ajo që në kemi faktuar, jo vetëm pretenduar siç ishte në nisje të këtij komisioni, është që sistemi TIMS është manipuluar. Çfarë do të thotë? Ne kemi të paktën 5 raste, dhe që sipas dëshmisë së drejtorit mund të jenë edhe 25 mijë raste. Mund të jenë edhe raste të pafundme. Eshtë manipuluar sistemi duke bërë të mundur që pavarësisht skanimit të pasaportave në sistem për persona të caktuar të mos bëhet kërkimi në këtë sistem TIMS dhe ata të dalin sikur nuk janë regjistruar fare. Është njësoj sikur të mos e japësh pasaportën, pavarësish se inspektori e kryen aty procedurën e policisë në rregull dhe ka skanuar pasaportën. Këtu ka pasur manipulim duke i dhënë mundësi pjesëtarëve të grupeve të organizuara për të kaluar. Fjala vjen të grupeve të krimit të organizuar, por edhe persona të cilët dalin në kërkim, siç ka ndodhur....apo për persona që nuk kanë dashur të regjistrohen në sistem apo cilido prej funksionarëve të lartë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco