SYRI TV/ Sundimi i ligjit, KE 'nxin' Shqipërinë, raporti i pestë vjetor: Korrupsioni shqetësim

21:50, 24/07/2024
A+ Aa A-

Në raportin e pestë vjetor të Komisionit Europian, që monitoron zhvillimet në sundimin e ligjit, adresohen kritika të forta për Shqipërinë. Sipas raportit, vrehen përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, kapjen e parlamentit nga maxhoranca duke refuzuar nismat ligjore të opozitës etj. Sipas raportit korrupsioni vijon të jetë shqetësim serioz.

SYRI TV

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të pestë vjetor për Sundimin e Ligjit 2024, i cili monitoron zhvillimet e rëndësishme dhe vlerëson situatën e sundimit të ligjit në të gjitha vendet e BE-së. 

Raporti i Komisionit Evropian ‘nxin’ Shqipërinë në shumë fusha të saj. Për Shqipërinë, raporti vëren se edhe pse janë nisur reforma të rëndësishme për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit, shqetësimet sistematike në lidhje me të vazhdojnë dhe janë vërejtur raste specifike të përkeqësimit. Ka nevojë për masa mbrojtëse në procedurat e emërimit në drejtësi, autonomi të shërbimit të prokurorisë dhe burime të përshtatshme.

Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz ,nevojiten veprime të mëtejshme për të forcuar kornizat parandaluese dhe për të siguruar hetimin dhe ndjekjen efektive të rasteve të korrupsionit, sidomos në nivel zyrtarësh, vëren raporti i Komisionit Evropian.  Edhe pse janë bërë hapa konkretë për të përmirësuar sigurinë dhe mjedisin e punës së gazetarëve, si dhe janë zgjeruar detyrat dhe kompetencat e disa rregullatorëve kombëtarë të medias.

Shqetësimet për qeverisjen e pavarur ose stabilitetin financiar të mediave të shërbimit publik, transparencën e pronësisë së medias, të drejtën e aksesit në dokumente publike dhe shpërndarjen transparente dhe të drejtë të reklamave shtetërore vazhdojnë.

Në raport, Komisioni Evropian sjell në vëmendje ndryshimet ligjore në rregulloren e Kuvendit që mazhoranca ka bërë për të rritur dënimet ndaj deputetëve të opozitës në Parlament.

Sikurse, ndryshimet në Ligjin për komisionet hetimore janë kritikuar për kufizimin e tyre. Ndryshimet janë kritikuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe opozita,  pasi ato cenojnë të drejtën e pakicave parlamentare për të krijuar komisione hetimore. Raporti thekson se vendimet e Kuvendit që refuzojnë ngritjen e komisioneve hetimore individuale, mbeten subjekt i kontrollit kushtetues dhe i janë referuar sistematikisht Gjykatës Kushtetuese në rast mosmarrëveshjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco