Kalon vota për Diasporën/ PS-PD votojnë pro ndryshimeve të kodit, zgjedhje me 2 lista kandidatësh

Kalon vota për Diasporën/ PS-PD votojnë pro ndryshimeve të kodit, zgjedhje me 2 lista kandidatësh

21:03, 24/07/2024
A+ Aa A-

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër, propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025.

Pas katër orë e gjysmë debatesh, në draftin e ri të dakordësuar nga PS dhe PD, palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë.

Këta shtetas do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Po ashtu palët kanë dakordësuar dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista.

Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga partia politike.

Ndërkohë që në listën e dytë, rreth 30 për qind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco