VIDEO/ Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore! Ka frikë nga vota e qytetarëve

20:45, 24/07/2024
A+ Aa A-

Është mbajtur sot dita e 205 e tubimit të qytetarëve në rrugën e Shpresës, ku ka mbajtur fjalën e saj edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ku u shpreh se PD po bën gjithçka që këto zgjedhje, votat të mos vidhen dhe të funksionojnë si duhet.

Zhupa tha se Edi Rama është ai që po kundërshton çdo reformë zgjedhore nga frika e votës së qytetarëve.

“Partia Demokratike po bën çdo përpjekje për të garantuar votën e qytetarëve, po bën çdo përpjekje dhe vullneti i Edi Ramës është ai që po pengon një reformë zgjedhore të plotë, një reformë zgjedhore ku do të lejohen kualicionet parazgjedhore, ku do të kishte një listë 100 përqind të hapur.

Kur do të bëheshin të gjitha rregullimet  që kërkon OSBE ODIHR për shitblerjen e votës dhe për mekanizmat e mosndërhyrjes së shtetit në fushatën zgjedhore,  por është Edi Rama ai që nuk e pranon sepse ka frikë nga vota juaj.”- u shpreh Zhupa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco