VIDEO/ Berisha: Përmbysja e narkodiktaturës, misioni më i shenjtë! Kjo përmbysje, vendimtare për vetë ekzistencën e PD-së

20:43, 24/07/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se përmbysja e diktaturës së Edi Ramës është misioni më i shenjtë.

‘Përmbysja e kësaj narkodiktature është misioni më i shenjtë! Kjo përmbysje është vendimtare për vetë ekzistencën e PD-së’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, ne jemi para alternativës më të rëndë, më të vështirë në tërë ekzistencën tonë.

Ose Shqipëria të zbrazet përfundimisht nga shqiptarët, kjo tokë e bekuar t’i përzërë ata si tokë e mallkuar për shkak të Edi Ramës, ose të ngrihemi me trimëri dhe guxim, me sakrificat që kërkon liria.

Demokrate e demokratë, përmbysja e kësaj narkodiktature është thirrja më e thellë e shpirtit tonë.

Përmbysja e kësaj narkodiktature është misioni më i shenjtë i yni.

Përmbysja e kësaj diktature është misioni më i shenjtë i yni.

Përmbysja e kësaj diktature që nuk njeh ligj, Kushtetutë, moral, që riktheu në Shqipëri burgjet politike, riktheu në Shqipëri betejën armiqësore kundër opozitës, është qëllimi ynë.

Kjo përmbysje është vendimtare për vetë ekzistencën e PD-së si forcë e vërtetë politike e shqiptarëve.

Si forcë e lirisë dhe pluralizmit, si forcë e shpresës dhe fitores.

Çdo ditë që kalon, ne na afron me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Çdo ditë që kalon na afron ne me provën e ekzistencës dhe jetës sonë si organizatë politike.

Do përmbysim ne narkoshtetin dhe të krijojmë qeveri teknike apo do vrapojmë për një grusht mandatesh për të firmosur farsën elektorale të Edi Ramës?

Demokrate e demokratë, është shansi i fundit për ne si shpresa e fundit e shqiptarëve për t’u ngritur me të gjithë forcën tonë, të gatshëm për çdo sakrificë dhe realizuar përmbysjen e narkoshtetit, rikthimin e votës së lirë, fitoren e opozitës, rotacionin politik, shpëtimin e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco