Elda Hoti: Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë po falimenton zonën! Sot do protestojmë kundër traut të ri

Elda Hoti: Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë po falimenton zonën! Sot do protestojmë kundër traut të ri

10:28, 24/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Elda Hoti doli në një deklaratë nga selia blu për të denoncuar bllokimin e hyrje-daljeve në Thumanë për shkak të ndërtimit të autostradës së re.

Ajo tha se ky është një vendim korruptiv.

Deputetja tha se një gjë e tillë jo vetëm pengon lirinë e lëvizjes, por po falimenton një zonë të tërë.

"Sot, në ora 18.00, do të mblidhemi në hyrje të aksit Thumanë-Kashar për të protestuar për traun e ri që ndan shqiptarët nga shqiptarët, që ndan të pasurit nga të varfrit, që ndan hajdutët nga punëtorët. Ftoj qytetarët e Krujës, Fushë Krujës, Kurbinit, Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës, t’i bashkohen protestës," tha deputetja.

DEKLARATA E PLOTË

Të nderuar qytetarë,

Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë, nga autostrada për në rrugën e vjetër të Fushë-Krujës, është i papranueshëm dhe një vendim i hapur korruptiv.

Ky vendim që ka bekimin dhe lejen e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, po falimenton më shumë se 1000 biznese që ndodhen ne aksin Thumane-Fushë Kruje. Jo vetëm kaq, por po pengon lirinë e lëvizjes, një nga kolonat kryesore për të cilën studentët, punëtorët dhe intelektualët u ngritën para 32 vitesh.

Ky vendim arbitrar qëndron edhe sot, edhe pse banorët e zonës kanë protestuar dhe e kanë kundërshtuar projektin. Ata janë sot të izoluar me keq se në komunizëm, atyre u duhet të shkojnë në shtëpi apo punë duke i rënë rreth e qark, dhe duke paguar tarifën e babëzisë qeveritare.

Korrupsioni nuk ka sy dhe veshë, por vetëm stomak.  Orekli i madh i qeverisë për propaganda, për të thënë se ka shkurtuar kohën e udhëtimit, u zgjat rrugën për në shtëpi banorëve të zonës së Krujës dhe u shkurton jetën bizneseve të tyre të vogla dhe të mesme.

Për Edi Ramën, vetëm bosët e mëdhenj duhet të lulëzojnë; të vegjlit dhe të mesmit “hëngshin kokat e tyre”.

Mungesa e hyrje-daljeve në disa fshatra, si Thumana etj., apo edhe në qytetin e Fushë Krujës, dhe degdisja e banorëve ne disa rruge tretësore, përbën problem jo vetëm për ta por për të gjithë zonën e Veriut.

Zgjidhja e vetme është të paguajnë gjobën e qeverisë.

Kjo është edhe arsyeja e kësaj degdisjeje dhe këtij abuzimi.

Shqiptarët e Kosovës rëndohen edhe më shumë, sepse për të arritur në Tiranë, Durrës apo në Jug, duhet t’i nënshtrohen 2 pagesave të ekzagjeruara dhe korruptive.

Për të kundërshtuar këtë padrejtësi, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone dhe të gjithë udhëtarëve të këtij aksi, qendror për transportin në Shqipëri, si deputete e Partisë Demokratike kam depozituar dje në Kuvend një kërkesë për Interpelancë me Ministren Belinda Balluku.

Ne fajësojmë qeverinë për këtë akt të mirëfilltë klientelist dhe korruptiv.

Ne nuk mendojmë se populli shqiptar ka sot qeverinë që meriton.

Ne jemi partia qeveria e së cilës ndërtoi rrugë, por nuk u kërkoi tri herë taksë shqiptarëve.

Sicc e kemi dëshmuar kaq here, ne do të rezistojmë edhe për këtë padrejtësi në kurriz të banorëve të rrethit të Krujës dhe të gjithë shqiptarëve.

Sot, në ora 18.00, do të mblidhemi në hyrje të aksit Thumanë-Kashar për të protestuar për traun e ri që ndan shqiptarët nga shqiptarët, që ndan të pasurit nga të varfrit, që ndan hajdutët nga punëtorët.

Ftoj qytetarët e Krujës, Fushë Krujës, Kurbinit, Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës, t’i bashkohen protestës.

Mos u anko në Facebook për padrejtësitë, por eja ngrije zërin te vendi i padrejtësisë!

O sot, o kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco