Pse është kaq e lehtë të zhvasësh miliona në emër të Pjerin Ndreut?

Pse është kaq e lehtë të zhvasësh miliona në emër të Pjerin Ndreut?

10:24, 24/07/2024
A+ Aa A-

Një ditë më parë, Drejtoria e Tatimeve doli me një njoftim, ku theksohej se tatimorë të rremë kanë nisur të zhvasin bizneset duke u hequr si zyrtarë të shtetit.

Por, komentuesit e shumtë në median sociale nënvizonin faktin se është shumë e lehtë të zhvasësh kur zyrtarët e vërtetë të shtetit e kanë krijuar terrenin për abuzime kolosale.

Pak më vonë, u zbulua se një biznesmen në Lezhë kishte rënë pre e zhvatjes nga tre persona, të cilët flisnin në emër të Pjerin Ndreut, kryebashkiakut socialist të qytetit.

Biznesmeni pranoi se kishte dhënë 15 mijë euro për këta mashtrues që flisnin në emër të Pjerin Ndreut, kurse ky i fundit tha se kërkon që hetimet të shkojnë deri në fund.

Sërish ironia është se këto kohët e fundit kanë nisur të lulëzojnë kriminelë që flasin në emër të zyrtarëve si Erion Veliajt, Taulant Balla apo Pjerin Ndreu dhe që me lehtësi të madhe zhvasin biznesmenët.

Arsyeja është shumë e thjeshtë: ata e dinë se është shumë e lehtë të marrësh para prej tyre sepse kështu ka ndodhur edhe në realitet.

Biznesmeni nga Lezha nuk jeton në një planet tjetër, por në një qytezë të vogël, aq më tepër që është aktiv në jetën e qytetit. Ai e di shumë mirë se si zhvaten paratë nga Pjerinët, prandaj ka rënë pre e mashtrimit kaq kollaj.

Në vendin më të korruptuar në Europë, ku korrupsioni në nivelet më të larta është alarmant, disa hajdutë kanë menduar të zhvasin ndonjë copëz nga ajo që vjedhin rilindësit duke u hequr sikur janë ata.

Kurse zyrtarët e vërtetë duken më të shqetësuar se pse dikush po u futet në hisen e hajnisë dhe korrupsionit.

Ky duhet të jetë shqetësimi më i madh për median, se sa me lehtësi mund të marrësh miliona në emër të Pjerinit dhe të tjerëve. Pse të kërkosh gjurmët, kur ujku është para syve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco