‘Kontrollo kryederrat e bashkive!’, komentuesit sulmojnë ashpër Ramën pas postimit për plazhin publik: Me 50 çadra keni menduar për qytetarët?

‘Kontrollo kryederrat e bashkive!’, komentuesit sulmojnë ashpër Ramën pas postimit për plazhin publik: Me 50 çadra keni menduar për qytetarët?

10:09, 24/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momenti i sistemimit të plazhit publik në Vlorë, që siç thotë ai nuk do të ofrojë vetëm hapësira të lira, por edhe çadra falas për të gjithë pushuesit.

“MIRËMËNGJES dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej vitesh zonat bregdetare në Shqipëri janë të pushtuara nga privatët që vendosin çadrat e tyre, duke mos lënë hapësira as për plazhet publike, ndërsa sivjet pushuares të shumtë raportuan për çmime deri në 80 euro për shezlong në plazhet e Sarandës, që detyruan pushuesit të braktisin pushimet në Shqipëri, ndërsa kryeministri fajësoi "grupet armiqësore".

Reagimet

Por i ashpër ka qenë reagimi i komentuesve në faqen e kryeministrit në Facebook. Njëri i kujton se duhet të kontrollojë kryetarët e bashklive bregdetare që I quan kryederra, ndërsa të tjerë I thonë se është o vonuar dhe se bota ka më shumë plazhe publike se sa private që zaptojnë gjithçka.

..Me 50 çadra keni menduar për qytetarët? Një menyre e bukur manipulimi është. Pse jo, kur qytetarët të lindur ne bregdet e pranojnë që s’mund të shijojne detin.

…Ça janë këto budalliqe që nxjerr kot. Shif, kontrollo këto kryederrat e bashkive të vënë rregull në plazhe e të lënë vende publike se o bo rrumpall gjithanej, nuk bohet turizmi ashtu me ato derra që ke vu nëpër bashki.

…Jo vetëm ato po gjithë plazhi është publik nuk është privat. Ata që kanë lokale të shërbejnë në lokalet e tyre dhe jo të kapin rërën e detit duke e bërë private. Dora e shtetit ku është këtu, kur ca fukarenj nga çmimet stratosferë dhe ca miliarderë pasuruar nga djersa dhe gjaku i popullit, këtë mos e anashkalo z.kryeminister, se kanë vajtur çmimet më të larta se në shtetet e tjera kur pagat janë shumëfish më të vogla.

…Bravo ...por këto duhet të ishin bërë që kur se u hap sezoni.. i duhet paraprirë së keqes. Shikoni botën ka më shumë plazhe publike se private.. nuk guxon dot të marrësh një shishe ujë në çantë se të vinë suvarinjtë ta hedhin shishen në kosh ...o ta blesh ujin tek lokali o s’ka ..tani meritoni fjalën Bravo..hapni sa më shumë plazhe publike se më shum urime do keni nga njerëzit.

…Iku sezona o lali na mashtruat sivjet ne genjyt, ama vitin tjeter hanë lekët Italia, Greqia ose Turqia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco