VIDEO/ Kalaja paralajmëron arrestimin e Erion Veliajt: Brenda korrikut! 'Surpriza' edhe më datë 27!

09:21, 24/07/2024
A+ Aa A-

Aktivistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja, drejtuesja e njohur e protestave kundër korrupsionit përpara bashkisë së Tiranës, ka paralajmëruar sot arrestimin e afërt të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili, siç u shpreh ajo, e ka mbyllur tashmë historinë e vet, por brenda korrikut do ta mbyllë edhe ligjërisht. Madje, në datën 27 korrik priten edhe “surpriza” të tjera nga SPAK.

Zonja Kalaja ishte e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për çështjen e kullave që po projektohen të ndërtohen edhe në Shkodër dhe ndër të tjera, iu bënë edhe këto pyetje nga moderatori.

Flavio: A ka metoda të tjera për të pastruar parët përveç kullave? P.sh. gjysma e Italisë, është e pllakosur nga ndërtesa gjigante bosh.. lagje të tëra.

Kalaja u përgjigj: Po edhe Shkodra është thuajse me ndërtesa pafund bosh dhe po flasim për pallate që shkojnë në 5-6 kate. Shikojmë dhe në Tiranë. Në Tiranë, të deklaruara, 58 mijë apartamente bosh e tani janë bërë edhe më shumë. Por po vijohet çdo ditë: shikojmë si hapet një gropë aty, hapet një gropë këtu. Tani, kjo është një nga strategjitë e pastrimit të parave. Institucionet më te besueshme kombëtare kanë deklaruar që 60% e financimit është jo i ligjshëm. Pra, vetëm kjo shifër duhet të na zgjojë nga kjo apatia që themi se “hë, po e deshi Edi Rama e bën”. 

Jo! Ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet!e them me plot gojën që ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet sepse me të vërtetë ne ishim një grusht njerëzish aty te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por... jo se kemi arritur shumë, por kemi arritur dy gjëra shumë të rëndësishme: kemi fituar betejën morale me pushtetin, kemi fituar edhe betejën ligjore!
Ne, nëse do ta kishim lënë këtë gjë, “se kështu do Edi Rama, se kështu do Erion Veliaj”, sot kullat do të kishin mbaruar. Të jemi koshientë! Sepse strategjia për kullat në qendër të Tiranës, te Teatri Kombëtar...

Flavio: Pra, po thoni që rezistenca duhet?

Kalaja:  Se sot, akoma, akoma, Erion Veliaj, që besoj se brenda këtij muaji do të marrim edhe habere shumë të mira, që do të shkojë aty ku e meriton, akoma nuk ka hapur gropën.

Flavio: Po thoni që brenda korrikut arrestohet?

Kalaja: Brenda korrikut Erion Veliaj (e ka mbyllur historinë me kohë) por brenda korrikut edhe ligjërisht! Do të shkojë aty ku.... Dhe unë e mbaj përgjegjësinë për këtë që deklaroj. Do të kemi surpriza edhe më datë 27, i nderuar!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco