KAFE SHQETO/ Shehaj: Raporti i DASH, Shqipëria duhet të jetë në listën e zezë të pastrimit të parave

KAFE SHQETO/ Shehaj: Raporti i DASH, Shqipëria duhet të jetë në listën e zezë të pastrimit të parave

09:38, 24/07/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ekonomike Brisida Shehaj e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin, ka diskutuar në lidhje me raportin e Departamentit të Shtetit për vështirësitë e të bërit ekonomi në Shqipëri.

Në një lidhje live, Shehaj tha se, DASH e di që në Shqipëri pastrohen para. Sipas tij, ishte gabim dalja e Shqipërisë nga lista gri e vendeve për pastrimin e parave, por Shqipëria e ka vendin në listën e zezë të pastrimit të parave.

‘Nuk ka nevojë të dëgjojmë ambasadorët, apo raportet e DASH, sepse qeveria shqiptare ka patur një dhe vetëm një qëllim; kriminalizimin e ekonomisë shqiptare sepse ishte më e nevojshme pastrimi i parave të drogës. Dhe këtë e di shumë mirë DEA, CIA, FBI, Shërbimet franceze  dhe i shohim sot të reagojnë sepse kanë mbytur të gjithë europën me një skemë të lënë nga po ata.

Këtu hallin e kemi ne shqiptarët dhe jemi ne që duhet të reagojmë dhe të sensibilizojmë shoqërinë shqiptare pasi ky lloj kriminalizimi kaloi nga ekonomia, në një kriminalizim shoqërore. Ne dëgjojmë përditë minorenë që merren me trafikimin e drogës, njerëz që tashme korrupsioni dhe paraja e pistë është futur në kulturën e këtij vendi.

Me këto çmime që kanë shkuar unë nuk e di se kush me punë të ndershme do të arrinte të mbijetonte. Ne kemi remitancat, që nuk kanë vlerë sepse ka rënë vlera euros dhe ekonominë kriminale.

Këto raportet e DASh dhe amerikanët kanë dhe vende e organizata të tjera, ku mund të reagonin për Shqipërinë, që vendi të kishte forcë aksioni.

Ne dolëm nga lista gri e pastrimit të parave, që nuk do të duhej të kishim dalë kurrë, se ne jo lista gri, por duhet të jemi në listë të zezë. Këtu kemi pastrim dhe vetëm pastrim parash. Do të kemi probleme të mëdha, si në tregun e ndërtimit dhe pasurisë së paluajtshme, dhe ka shumë qytetarë që kanë marrë kredi për të blerë këto shtëpi, që do ju blerë vlera e pronës dhe do të kenë probleme të tjera.

Këto do të jenë hallet tona, se DASH do të vazhdojë prap me kuadrin ligjor’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco