Edhe Indrit Sefa braktis Bashën: Nuk e fitova dot betejën me Berishën

Edhe Indrit Sefa braktis Bashën: Nuk e fitova dot betejën me Berishën

09:21, 24/07/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës, Indrit Sefa ka njoftuar mbrëmë dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Sefa shkruan se vendimi i tij nuk është i ndikuar nga lodhja e betejave të fundit politike, por si një reflektim i gjatë dhe i domsdoshëm me kushtet dhe rrethanat aktuale të tij.

Gjithashtu Sefa shton, se ndonëse kishte qëllime të mira dhe konsistente kur ndërmori këtë rrugëtim politik, por pranon se dështoi pasi nuk arriti që të fitonte betejën me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik.

Kam kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat.

Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re.

Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD”, shkruan Indrit Sefa në rrjetin social, Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco