Klodian Tomorri: Në PS po deshe karrierë, duhet të hysh njëherë tek ajo derë!

Klodian Tomorri: Në PS po deshe karrierë, duhet të hysh njëherë tek ajo derë!

09:17, 24/07/2024
A+ Aa A-

Kjo puna e suksesit në PS u bë kështu: po deshe të kesh karrierë të sigurt në qeveri dhe Partinë Socialiste, duhet të hysh njëherë tek ajo dera e SPAK-ut.

Të gjithë ata që janë në postet kyçe të qeverisë dhe partisë kanë hyrë të gjithë nga një herë aty. Disa madje kane hyrë më shumë se një herë.

Shkojnë aty dhe kur dalin, thonë që dhamë sqarime, ishim si persona në dijeni e kështu me radhe. Çuçi për shembull me këtë punen e tunxhit të Poliçanit e kapi dhe një mandat tjetër si kryetar grupi.

Kurse këta që nuk hyjnë tek dera e SPAK, nuk e kanë mirë punën. Tani këtu më i rrezikuari është Pandi.

Pandi po e deshi vendin e deputetit dhe karrierën në parti duhet të sajojë ndonjë gjë që ta thërrasin në SPAK. Përndryshe do të përfundojë dhe Pandi si puna e Ditmir Bushatit me podcast duke intervistuar Varufaqisin dhe Romano Prodin për çështjet globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco