VIDEO/ Manjani: Drejtësia amerikane si ajo e Enverit, të gjithë të dënueshëm përveç Ramës!

22:19, 23/07/2024
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani thotë se vendi ynë karakterizohet nga një drejtësi, që siç preferoi ai ta cilësonte ‘ameriqene’ ku të gjithë dënohen, përveç Ramës. I ftuar në ‘A Show’, Manjani ishte kritik ndaj SPAK, që sipas tij, shkon në Gjykatë vetëm me komente, pa fakte, që për të janë provat.

Shembullin më të keq të një drejtësie të pabazuar në prova e fakte, solli rastin Beleri, të cilin në këndvështrimin juridik, e cilësoi katastrofë.

‘Vazhdoj të kem besim të institucioni i SPAK, që vijon të jetë i dobët. Vazhdoj të jem kritik ndaj SPAK. Dosjet hetimore që dalin nga SPAK, çalojnë te provueshmëria, një problem ndër vite i drejtësisë. Nuk shkohet në gjykatë me komente, i keni lexuar vendime të tilla nga gjykata. Fakti bazohet në prova dhe SPAK ka shkuar në gjykatë me komente. S’i ka shpëtuar sëmundjes, që ka patur drejtësia në periudhën e tranzicionit. Beleri është ndërtuar mbi fakte të stisura, është shumë e rëndë. Katastrofë, kështu ndodh.  SPAK s’është e thënë të japë shpjegim. Prokurori ka një metodë dhe kohë të caktuar në mënyrën se si e heton çështjen. Për efekt transparence edhe ai që kallëzon duhet ta njoftosh. Se kemi këtë kulturë, e kanë të gjitha institucionet, jo vetëm SPAK. Të mos nisemi nga rastet konkrete, të kuptojmë ku jetojmë. Kishim drejtësinë ruse ku të gjithë ishin të dënueshëm, përveç Enverit. Kemi sot drejtësi ‘ameriqene’ me ambasadorë amerikane, dënohen të gjithë përveç Ramës. Këtë pres unë nga Këlliçi, Berisha dhe opozita, analizën politike mbi sistemin, ka shumë për të bërë mbi këtë gjë’.

Sa i përket shifrave të ‘fryra’ të turizmit nga ana e kreut të qeverisë Rama dhe sulmeve që sipas tij i bëhen këtij sektori, Manjani thotë se shifrat nuk ndërtohen mbi të dhënat e hyrje-daljeve në pikat kufitare.  

‘Askush nuk krenohet me faktin që turisti nuk kënaqet. Një kryeministër që s’pranon të vërtetën, minimalisht të masë turistët. Si mat dot turistët në Rinas dhe pikat e kufirit, ka një problem shumë të madh në historinë e shifrave. Bota i mat në krevatin ku fle shifrat e turistëve, për të kuptuar prurjet. Në vend që të sigurosh vendin nga tritoli dhe krimi, fillon tregon përralla me turizmin’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco