VIDEO/ Zaloshnja: Posti i kandidates për presidente po i dhurohet Kamala Harris pa garë brenda partisë

21:51, 23/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur mbi situatën politike në SHBA ishte analisti dhe petagogu në MIchigan, Altin Zaloshnja. I pyetur për arsyet e mundshme se përse presidenti Biden u tërhoq nga gara, Zaloshnja u shpreh se kjo duhet të kishte ndodhur që kur filloi cikli i gabimeve në zgjedhjet paraprake, dhe që atëherë ata që ishin pranë Biden duhet ta dinin se ai nuk e kishte kapacitetin fizik për të vazhduar garën.

Zaloshnja është shprehur gjithashtu se Kamala Harris po vihet pa garë, dhe se e vetmja garë që ka bërë Kamala Harris përvec 2 garave në Kaliforni që ka fituar ka qënë gara kur ajo anonçoi se donte postin e presidentit.

'Është ego personale por edhe përfitime që vijnë me detyrën. Kjo që ndodhi është me të vërtetë shumë e çuditshme, që një president të tërhiqet nga gara në këto momente është vërtetë dicka që nuk ka ndodhur më parë. Dhe kjo praktikisht duhet të kishte ndodhur që kur filloi cikli i gabimeve në primary, që atëherë ata që ishin pranë Biden duhet ta dinin se ai nuk e kishte kapacitetin fizik për të vazhduar garën, dhe një rreth i ngushtë njerëzish në shtëpinë e bardhë e kanë mbajtur të fshehur këtë dhe kjo nuk duhej të ndodhë sepse nuk i bën shërbim publikut nuk i bën shërbim as partisë së tyre. Ndërsa pas debatit shkatërrimtar do thoja, dukej qartë që presioni po rritej ditë për ditë, presioni sikur u largua pak kur u bë atentati ndaj Trump por vazhdoi te rritej dhe unë mendoj që mbrapa skenës keto figurat kryesore të PD po rrisnin presionin dhe e bën Biden të tërhiqej.

Kamala Harris po vihet pa garë, e vetmja garë që ka bërë Kamala Harris përvec 2 garave në Kaliforni që ka fituar ka qënë gara kur ajo anonçoi se donte postin e presidentit. Ishte një miting i madh pothuajse 20,000 njerëzish dhe aty mbaroi thuajse gara, ajo doli shpejt nga gara.'- u shpreh ndër të tjera petagogu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco